• |
ide | kryesore

FOTO/ Derbi me tension të lartë: hedhësit e tymueseve shoqërohen nga policia

F1, Sport



Derbi në fushë mes Tiranës e Partizanit e derbi në shkallët e stadiumit mes tifozëve të dy skuadrave. Kjo është përplasja e parë e kryeqytetit që kontrollohet nga steëard, edhe pse policia vigjilon jashtë stadiumit dhe ka treguar se do të jetë efikase kunddrejt kujtdo që thyen rregullat.

Në atmosferën e ndezur pas golit të avantazhit të Partizanit me Malën, nga sektori i tifozëve të Tiranës janë hedhur dy tymuese, që e kanë detyruar Enea Jorgjin të ndërpresë pak caste takimit, aq sa policia të shoqërojë jashtë stadiumit fajtorët.

Për 45 minuta ndeshja ka qenë e luftuar në fushë, por e rregullt edhe në shkallët e Selman Stërmasit, që premton spektakël edhe për pjesën e dytë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *