• |
ide | kryesore

FOTO/ Moment prekës në derbin e Tiranës, nderohet tifozi i vogël i ndarë nga jeta

Sport



Derbi kryeqytetas mes Tiranës edhe Partizanit pati një moment mjaft prekës. “Të kuqve” u mungoi një tifoz i vogë me aftësi të kufizuara që u nda nga jeta pak ditë më parë. Bëhet fjalë për Leon i cili nuk mungonte asnjëherë në stadium. Ai shoqërohej gjithmonë nga i ati që këtë ndeshje kishte vendosur të shkonte në stadium me karrocën e të birit.

Të gjithë futbollistët e Partizanit shkuan të nderojnë kujtimin e Leos. Ai vuante nga një sëmundje e kockave. Për 9 vite iu është nënshtruar mjaft terapive, por nuk e fitoi dot luftën për jetën. “Ky derbi është për Leon” – ishte motoja e tifozëve të kuq. ©LAPSI.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *