• |
ide | kryesore

FOTO/ Ze Maria gati në lot, por nuk heq dorë: fytyrat e dëshpëruara të bardhebluve në derbin e 14 pa fitore

F1, Sport



5 pikë në 6 ndeshjet e para, Tirana nuk e kishte filluar kurrë më keq kampionatin që kur pikët llogariten me tre për cdo fitore. 24 herë kampionët dalin edhe njëherë nga stadiumi kokëulur në derbin me Partizanin. Dëshpërimi në fytyrat e futbollistëve dhe trajnerit Ze Maria është evident dhe ngjajnë me një dorëzim. Në fakt, braziliani ka qenë shumë i lëkundur në pozita, por nuk heq dorë edhe pas humbjes në derbi.

“Pozicioni i trajnerit është gjithnjë në risk – tha Ze Maria pas ndeshjes – nuk luajtëm mirë, bëmë gabime në fushë dhe nuk meritonim të fitonim. Por nuk meritonim as të humbnim”, përfundoi Ze Maria, që në daljen nga fusha u duk se kishte marrë tjetër vendim.

Në tempullin e bardhebluve Selman Stërmasi, Partizani mori rezultatin e 14 pozitiv radhazi, duke mundur 1-0 Tiranën me golin e Malës. Tirana ishte zhgënjyese, krijoi pak, humbi betejat në mesfushë dhe krijoi një gap moral me spondin tjetër të qytetit, që u reflektua në dëshpërimin e portagonistëve.




1 Comment

  1. Tirana po luante keqe dhe e frikesuar, gabime pa fund ne pasime, ndrimet e lojtareve ishin katastrofe per ekipin qe edhe ashtu po luante keq. Mbrojtja e tiranes e çorganizuar dhe lojtaret nuk njohin lojen e njeri tjetrit, mesfusha diçka ma mire, kur u bene ndrimet mesfusha nuk ekzistoi me, ne sulm tirana nuk ka lojtar, maqedonesi eshte tipik sulmues i dyte por jo pe sulmues i pare. Te tersi skuader katastrofe, dhe nje trajner qe flet shume por nuk ka nje ide se si ta ndertoje skuadren. Tirana po pati fat nuk del nga kategoria superiore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *