• |
ide | kryesore

Hakohen 50 milionë llogari Facebook-u

Lajme, Të fundit



Facebook njoftoi se “pothuajse 50 milionë” nga përdoruesit e tij janë lënë të ekspozuar nga një gabim i sigurisë së rrjetit social.

Kompania tha se sulmuesit arritën të fitonin kontrollin e llogarive të njerëzve.

Shkelja u zbulua të martën, tha Facebook, që ka informuar policinë.

Gabimi është rregulluar, shkroi kreu i sigurisë së firmës, Guy Rosen.

“Meqë sapo kemi filluar hetimet tona, duhet ende të përcaktojmë nëse këto llogari janë keqpërdorur ose nëse informacione të profileve janë vjedhur. Ne gjithashtu nuk e dimë kush është prapa këtyre sulmeve.” 

Ai shtoi: “Privatësia dhe siguria e njerëzve janë tepër të rëndësishme dhe na vjen keq që ndodhi kjo gjë”. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *