• |
ide | kryesore

Lushnje, gruaja i jep fund jetës me fostoksinë nga frika mos e arrestonte policia për zjarrvënie

Lajme, Të fundit



Një 55 vjeçare e dyshuar se shkaktoi një vatër zjarri në Lushnje i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë, pak para se policia ti shkonte në shtëpi për të marrë deklaratën. Viktima është identifikuar si Dallandyshe Blliku 55 vjece, nga fshati Garunjë! Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, 27 shtator.

Burimet thonë se 55-vjeçarja kishte ndezur një zjarr për të djegur mbeturinat në oborr. Por flakët i kanë dalë nga kontrolli dhe për pasojë dogji disa rrënje me ullinj.

Pasi flakët u vunë nën kontroll mësohet se forcat e policisë kanë shkuar në shtëpinë e familjes Blliku për ta marrë në pyetje. Por gruaja kishte marrë ajktin ekstrem në kushte të rënduara psikologjike

Ajo u dërgua në spitalin rajonal ku ndërroi jetë. Policia e lushnjes ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare për rastin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *