• |
ide | kryesore

Në Madrid kanë një plan për të rrëmbyer Neymar

Sport



Neymar e Real Madrid është një histori e festinuar të vazhdojë në përjetësi. Pavarësisht mohimeve nga të dyja klubet, apo edhe deklaratat e brazilianit për besnikëri ndaj Paris Saint Germain, duket se vera do të jetë akoma e nxehtë në aksin Madrid -Paris.

Sipas The Guardian, Real Madrid e ka fiksuar tashmë shifrën e një investimi shumë të rëndësishëm, përtej 200 milionë për të patur Neymar. Presidenti Florentino Perez e preferon numrin 10 të Brazilit edhe më shumë se Kylian Mbappé e po përgatit me kujdes goditjen galáktike për tia rrëmbyer Paris Saint Germain.

Klubi i Al Khelaiffit e ka paralajmëruar Madridin për mënyrën me të cilin po punon me lojtarin, por sic duket merengues janë më tepër të përqendruar në planin e tyre, se në thirrjet që vijnë nga PSG.

Në fund të fundit, është e njëjta mënyrë me të cilët ata e rrëmbyen lojtarin nga Barcelona, duke i paguar klauzolën e zgjidhjes së kontratës…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *