• |
ide | kryesore

Qeveria Rama ‘braktis’ Tiranën këtë fundjavë, mblidhet në Korçë, zbardhet axhenda

Lajme, Të fundit
qeveriaaaaa.jpg



Ndërkohë qe opozita është duke i zhvilluar takimet e saj në qytete të ndryshme të vendit, qeveria ka vendosur tu kthehet mbledhjeve jashtë Tiranës. Kështu, kabineti Rama do të jetë këtë fundjavë në qytetin juglindor të Korçës. Një sërë aktivitetesh janë parashikuar, përfshirë dhe mbledhjen e qeverisë.

Rama dhe ministrat do të inspektojnë punimet në tunelin panoramik të Pogradecit sot dhe më pas do të jenë në Prespë për një tjetër takim në kuadër të projektit “100 fshatrat”.

Qeveria do të ketë në darkë edhe një takim me të rinjtë ku do të bëhen dhe anëtarësimet e reja.

Ndërsa nesër do të jetë mbledhja e qeverisë në mesditë dhe takim me qytetarët. Pas mbledhjes shefi i qeverisë do të flasë për mediat.

28 SHTATOR

15:30- Inspektim i punimeve në Tunelin panoramik në hyrje të Pogradecit

16:00- Nisje për në Prespë

17:00- Event për 100 fshatrat/ buzë liqenit në Zaroshkë

18:30- Nisje për në Korçë

19:00- Event me të rinjtë “Partia Socialiste e hapur për ju”- anëtarësimet e reja tek sheshi.

20:00- Darkë bufe me të rinjtë tek rrugica në Pazar

29 SHTATOR

9:00- Nisja për Sovjan

9:30- Vizitë në një shtëpi që do të rindërtohet

10:00- Kthim në Korçë

11:00- Event i bashkëqeverisjes me qytetarët “E gjithë vëmendja për ju”.

12:30- Mbledhja e Këshillit të Ministrave- Shtëpia e Flamurit

13:00- Deklaratë për shtyp për aktivitetin dy ditor të qeverisë dhe VKM-të e miratuara

13:30- Dreka

14:30- Nisja për Maliq

15:00- Inspektim i landfillit të Maliqit

 



2 Comments

  1. qelbesira qevri qenifi negjmije nga linden krymbat rama,xhafa,ruqi,balla,spartak braho te gjitha i braktis por jo kokainen,kanabisin,perdhunuesit,hajnat,trafikantet,monstrat etj e qe jan rosh,dosh,balili,xhelil,frrok,ndok,artur bush,shullaz,sajmir,habil,kopil etj.

  2. Heren tjeter mbledhja e qeverise , me vendim te kallemit;;shtog” do behet ne nje vend bregdetar te vendit”mik, dhe qyteti eshte SELANIK”’ Suksese qeverise turistike te pune pakut, e hajdut shumit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *