• |
ide | kryesore

Trafikonte drogë në disa qytete të Italisë, arrestohet 23-vjeçari shqiptar

Lajme, Të fundit



Policët e antidrogës arritën të arrestonin një tregtar të ri droge me origjinë shqiptare në Itali. Ai ishte një nga personat e kërkuar në lidhje me operacionin “Viale 2017”, që hodhi dritë mbi atë që quhej “qendra e thirrjes” së drogës.

Mateo Kupi, 23 vjeç,  me origjinë shqiptare, u kap edhe në në maj 2017, në komunën e Olginatit, me 21 doza kokainë dhe 700 euro. I riu u dërgua në burg në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.

Nga operacioni i policisë së Lecces, u arrestuan 12 persona me paraburgim në burg, ndërsa 5 të tjerë u vendosën në arrest shtëpie. Grupi kishte kryer 8,000 furnizime të konfirmuara të drogës me një vlerë totale prej 300 mijë euro.

Operacioni filloi në maj të vitit 2017 dhe është ende në zhvillim, gjë që ka mundësuar zbulimin e grupit që merret me furnizimin me drogë në krahinat e Lecco-s, Como, Monza dhe Brianza, Milan dhe Varese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *