Në vigjilje të ndeshjes me Liverpool, në Premierl League, Maurizio Sarri përkëdhel kampionin e tij të padiskutueshëm Eden Hazard. Në fakt, tekniku italian pret nga belgu që të përsërisë të njëjtën performancë brilante të bërë kundër të kuqve në ndeshjen e Kupës.
Një gol si ai i shënuar në fundin e takimit, ku Hazard shpartalloi të gjithë mbrojtjen e Klopp, meritoi plotësisht epitetin e vendosur nga Sarri për të: “Eshtë një gjeni, është unik dhe një nga më të mirët në botë – ka shpjeguar menaxheri i Chelsea – Mund të pëmirësohet akoma, për shëmbull në intensitetin që aplikon në stërvitje”.
https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/an/AnXR.mp4