• |
ide | kryesore

Video/ Romagnoli i kërkon falje tifozëve: “Jam i zhgënjyer”

Sport, Video



Gabimi i dyfishtë me Empoli i ka kushtuar fitoren Milan e Alessio Romagnoli e di mirë. “Jam i zhgënjyer dhe i mërzitur me veten time. Marr përsipër gjithë përgjegjësinë, nuk duhej të ndodhte e pa atë gabim ndeshja do të kishte përfunduar ndryshe. I kërkoj ndjesë gjithë tifozëve të Milan. Do ringrihemi. Mund ta kishim mbyllur më parë sepse nëse Serie A sapo gabon e paguan. Pa gabimin tim do të ishte një ndeshje tjetër”, ka shkruar mbrojtësi në Instagram.

“Tani duhet të mendojmë të fitojmë me Sassuolo. Na mungon forca të mbyllim ndeshjet. Ishte e rëndësishme të mos pësonim gol e ia dolëm deri kur gabova”, përfundoi Romagnoli, që shkaktoi penalltinë me të cilin Empoli barazoi ndeshjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *