• |
ide | kryesore

Aksident në aksin Milot-Rrëshen, tre të plagosur rëndë, mes tyre një fëmijë

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë në aksin rrugor Milot-Rrëshen në afërsi të fshatit Fang cili ndodhet 5 kilometra larg Rubikut. Dy automjete njëri tip ‘ Mitsubishi’  AA992 HA dhe tjetri tip ‘Benz’ AA187NI  janë përplasur me njëri-tjetrin nga ku  kanë mbetur të plagusur tre persona mes tyre edhe një fëmijë.

Nje grua dhe një femije që ishin në mjetin tip ‘Benz’ AA187NI ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë transportuar për në Spital.  Në mjetin tjetër tip ‘ Mitsubishi’  AA992 HA  drejtuesja e mjetit ka pësuar dëmtime serioze ndërsa udhetaret e tjerë kanë  demtime te lehta.

Sipas informacioneve të para të siguruara nga BalkanWeb mësohet se shkak i aksidentit ka qenë një  parakalim i gabuar i mjetit tip ‘Benz’  AA 187 NI. Policia ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *