• |
ide | kryesore

Albin Kurti mbush Prishtinën, mijëra njerëz në protestë kundër Thaçit: Një popull s’i nënshtrohet një njeriu

Lajme, Të fundit



“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”. Nën këtë slogan organizohet sot në Prishtinë një protestë e madhe prej Lvëvizjes Vetëvendosje, që kundërshton idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për korigjim të kufijve me Serbinë. Qytetarë nga e gjithë Kosova kishin mbërritur në Prishtinë për të përkrahur këtë protestë.

Kryetari Albin Kurti tha se Kosova është shtet i kapur. Sipas tij Hashim Thaçi është uzurpatori i Kosovës dhe prandaj ai duhet frenuar.  Kurti tha se republika është në rrezik. Ndërkohë që protestuesit thërrisnin ‘me hajna nuk ka shtet’. Protestën e Vetëvendosjes e përkrahin edhe deputetë të LDK-së, Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe deputeti i pavarur Korab Sejdiu.

Për të shmangur vëmendjen nga protesta, presidenti Hashim Thaçi zhvilloi një vizitë në veri të Kosovës, në liqenin e Ujmanit i cili është një aset i rëndësishëm për ekonominë e vendit, por kontrollohet nga serbët.

©LAPSI.al 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *