• |
ide | kryesore

Arrestohet personi që sulmoi makinën e ish-ministri të Shëndetësisë Ilir Beqaj

Lajme, Të fundit



Makina e ish-ministrit të Shëndetësisë është goditur me gurë nga një person rreth të dyzetave. Sulmi ndaj makinës së ish-ministrit Beqaj ka ndodhurpranë zonës së “Pallatit me Shigjeta”.

Deputeti socialist shoqërohej nga persona të tjerë, të cilët ishin pranë dy makinave të tyre, një “Volkswagen Touareg” dhe një “Mercedes” me targa diplomatike, kur një i panjohur ka nisur të bërtasë “kriminel, hajdut” dhe fjalë të tjera fyese.

Ndërkohë policia ka arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasin Edison Osmenllari, 28 vjeç, banues në Tiranë.

I dyshuari i sëmurë mendor, në gjendje depresive, në bulevardin “Bajram Curri” ka thyer me sende të forta xhamat e dy mjeteve (mjetit tip “Benz” me drejtues shtetasin D. G., dhe mjetit tip “Tuareg” me drejtues shtetasin A. D.), dhe gjatë ndërhyrjes ka kundërshtuar punonjësin e rendit publik.

Ky shtetas aktualisht ndodhet në Spitalin Nr.5 për mjekim dhe mbahet nën mbikqyrje nga shërbimet e Policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, parashikuar nga nenet 150 dhe 236/2 të Kodit Penal.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *