• |
ide | kryesore

Basha: Rama po mbron kriminelët, trafikantët e përdhunuesit dhe jo vajzën e dhunuar

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sulmuar ashpër kreun e qeverisë, Edi Ramën. Në një postim në “Twitter”, Basha shkruan se Rama vijon të mbrojë dhunuesit dhe përdhunuesit.

Lideri i PD-së,  thekson faktin se në vend që shteti të dalë në mbrojtje të vajzës së dhunuar, rasti i Xhisielës, Rama vijon planin kriminal, që sipas tij, është mbjellja e krimit shtetëror dhe favorizimi i shkelësve të ligjit.

Edi Rama është i zhytur aq thellë në kalbësirën e krimit dhe drogës të pushtetit, sa nuk ka më asnjë gram ndjeshmërie prindërore për një vajzë të përdhunuar dhe të torturuar nga banda e tij. TURP! Në vend që të mbrojë vajzën jetime, amniston përdhunuesin dhe kriminelët e grupit të tij parlamentar Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, njësoj siç bëri me përdhunuesin Elvis Roshi dhe trafikantin e vajzave Arben Ndoka. Krimi shtetëror është projekti personal i Ramës. Ne do ta çmontojmë nga rrënjët! Politika do të pastrohet nga krimi”, shkrun Basha.



1 Comment

  1. Prano dhe reflekto mbi kritikat dashamirese se e ke te veshtire ti pranosh . Bej pastrimin ne partine tende se ke shume pisa . Afro prane teje inteligjencen . Afro prane teje persona te shoqerise civile te paperfolur . Bej programin dhe premto lufte pa kompromis korrupsionit . Krijo besim ne popull se keshtu si po vepron ky palloshi i gjate i ka ditet e numeruara .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *