• |
ide | kryesore

Cikloni ‘Zorba’ godet Greqinë (FOTO)

Lajme, Të fundit



Greqia po përjeton orë paniku nga cikloni i pagëzuar me emrin ‘Zorba’. Reshje të shumta shiu dhe dallgë që arrijnë deri në 11 metra kanë përmbytur pjesën jugore të Greqisë dhe Turqinë perëndimore. Origjini e kësaj stuhie tropikale ishte në Libi dhe Tunizi, aty ku pati edhe katër viktima. Në shumë zona të Greqisë, përfshi edhe kryeqytetin, ka ndërprerje të energjisë elektrike, pemë e shtylla të rrëzuara nëpër rrugë. Lundrimet me traget janë anuluar. Të mbyllura qëndrojnë shkolla dhe shumë institucione të tjera. Pritet që nesër reshjet e shiut dhe stuhia të jetë me intensitet më të lartë. Sipas meteorologëve Shqipëria nuk do të ketë asnjë rrezik nga ky ciklon.

©LAPSI.al




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *