• |
ide | kryesore

FOTO/ Protestë para kryeministrisë, deputete dhe studente: Ngrini zërin për Xhiselën

Lajme, Të fundit



Forumet e Grave të të gjithë frontit opozitar kanë bërë thirrje për të gjithë qytetarët, që të hënën të dalin për të protestuar kundër dhunës së grave.

Krahas deputeteve të partive, para Kryeministrisë në mbrojtje të Xhisielës ishin të pranishme edhe studente dhe intelektuale, të cilat bënë thirrje njëzëri për të ndëshkuar dhunuesit e femrave shqiptare.

Deputete dhe anëtarë të Shoqërisë Civile, kanë bërë apel të fortë ndaj qytetarëve, që pasditen e së hënës të dalin në mbrojtje të Xhisiela Malokut.



3 Comments

  1. Po gra socialiste do marrin pjese?
    Se per deputetet kuklla te PS harroini te protestojne. Jane te tredhura nga Rama. “Pervec” Spiropalit…

  2. Është e domosdoshme që për këtë rast të organizohen protesta të fuqishme jo vetë nga forumet e grave, të studentëve e gjithë qytetarëve, por edhe nga sindikatat e policisë.
    Po përmend sindikatat e policisë, sepse më duket që padrejtësisht janë lënë pa mbrojtjen e opinionit të përgjithshëm qytetar e mediatik, ata policë që duke dashur të bëjnë me ndershmëri detyrën e tyre ndaj dhunës me mbështetje qeveritare, kanë vënë jetën e tyre dhe të familjeve në rrezik.
    Kemi dëgjuar që si oficeri Zagani, ashtu edhe oficeri Nuhu janë kërcënuar nga banditët e veshur me pushtet se do t’ju zhdukim me gjithë familje. Kërcënime të tilla janë bërë edhe ndaj gazetarëve kurajozë investigativë që kanë denoncuar krimin.
    Nuk mund të luftohet kursesi dhuna kriminale ndaj femrave, nëse heshtet e nuk ju dilet në mbrojtje policëve e gazetarëve të ndershëm që duke vënë jetën e tyre e të familjarëve në rrezik, denoncojnë këto krime.
    E shoh të turpëshme e aspak të nderëshme edhe qëndrimin e disa gazetarëve, që për të mbrojtur qeverinë aktuale, hedhin në publik mashtrimin se në këto 28 vjet, të gjithë politikanët kanë vepruar njëlloj si Rama.
    Boll më me përgjithësimet “politika” shqiptare.
    Kritikat duhen ilustruar me shembuj realë e me emra të përveçëm.
    Cila qeveri shqiptare veç qeverisë kriminale diktatoriale enveriste, ka pasur në struktuarat e saj kaq shumë deputetë, kryetarë bashkishë, ministra e komisarë policie të përzjerë me bandat kriminale si kjo e Ramës ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *