• |
ide | kryesore

Rasti i Xhisela Malokut, si po vihet në mbrojtje të dhunuesve Edi Rama

Lajme, Të fundit



Mbrojta e kriminelëve nga Edi Rama nuk është diçka e re tashmë. Edhe pse reagoi pas 3 ditësh, kryeministri i vendit nuk zhgënjeu me qëndrimin e tij. Ai u mjaftua më një cicërim në Twitter duke thënë se dhuna ndaj vajzës është e pafalshme, por se po aq i pafalshëm është edhe abuzimi politik më vajzën. Rama vazhdon e thotë se policia ka bërë detyrën dhe nuk ka asgjë favorizim ndaj djalit të deputetit.

Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme! Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën. Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit. Ata që hungërijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën. Për ne askush s’është mbi ligjin.” – shkruan Rama në Twitter.

Edhe pse publikimi i rastit të dhunës së ushtruar ndaj 25-vjecares Xhiselda Maloka nga djali i deputeti socialist, Rexhe Rraja ka shkaktuar një reagim të fortë në shoqëri, media dhe politikë ditët e fundit. Ramës iu deshën plot tre ditë të kthjellohej dhe të denjonte të shkruante pak rreshta për këtë rast flagrant. Por reagimi i tij, përpos se i vonuar, është skandaloz, pasi përsërit një refren të dalë bojë tashmë: policia bëri detyrën, politika po e përdor rastin dhe askush nuk është mbi ligjin.

Pra Rama bie më këmbët e veta në ato që thotë. Nga njëra anë pranon se ka dhunë ndaj vajzës dhe nga ana tjetër shprehet se policia ka bërë detyrën dhe nuk ka favorizuar djalin e deputetit të PS. Dhuna ndaj Xhiselës provohet nga raporti mjeko-ligjor dhe po ashtu fakti që 25-vjecarja ka denoncuar për këtë dhunë të shkaktuar Rexhep Rrajën, djalin e deputetit Rrahman Rraja. Nëse policia ka bërë detyrën dhe ai nuk është favorizuar, pse nuk është shoqëruar në polici Rexhep Rraja? Po ashtu, pse Xhisela është sorollatur në disa komisariate pasi nuk ia merrnin denoncimin?

Një gjë është e sigurt në gjithë këtë histori; dhuna ndaj Xhiselës dhe fakti se dhunuesi i saj nuk është dënuar, çdo gjë tjetër është një zhurmnajë. Dhe përgjegjësinë për këtë mosveprim e ka policia, e cila në një rast të zakonshëm duhet, së paku, të ngrite një hetim dhe të merrte në pyetje personat e përfshirë në ngjarje, por jo policia e Krujës është munduar ta mbyllë çështjen. Ndonëse Xhisela e ka denoncuar dhunuesin e saj, po ashtu në dëshminë e saj është shprehur që është kërcënuar që të tërheqë denoncimin. Kaq duhet të mjaftonte që policia të vihej në lëvizje.

Por ajo që duket gati po aq e tmerrshme sa dhuna ndaj 25-vjecares ëhstë edhe qëndrimi i kryeministrit Rama, i cili mbron policinë. Për të ata kanë bërë detyrën, duke mos e favorizuar Rexhep Rrajën, djalin e deputeti të PS. Mesa duket për logjikën e Ramës të të mos futet gjemb në këmbë edhe pse ke dhunuar e djegur me cigare një vajzë, nuk na qenka aspak favorizim. Për Ramën është media dhe politika që po e ridhunojnë Xhiselën dhe jo policia e tij që nuk mbron një person të dhunuar. Po ashtu për Ramën, askush nuk qenka mbi ligjin, përveç deputeteve dhe djemtë e tyre.

Të njëjtin qëndrim Rama ka mbajtur edhe më parë kur kanë plasur skandale me deputetë apo zyrtarë të lartë të shtetit. Ai ka mbrojtur me zell ata, duke i ngritur në lartësinë e shenjtorëve, dhe ka lëshuar lumë akuzash si ndaj mediat si ndaj opozitës, sepse për Ramën këta të fundit e kanë fajin. Kujtojmë këtu rastin e Elvis Roshit dhe Saimir Tahirit, dy figura për të cilat Rama vinte dorën në zjarr e bënte be rrufe se janë të pastër nga cdo akuzë. Të gjithë e dimë si përfunduan të dyja këto figura.

Në çdo vend normal, kryeministri do të kishte kërkuar një hetim të thellë në çështjen, sidomos një hetim mbi veprimet dhe mosveprimet e policisë. Në një vend normal, kryeministri nuk do bëhej palë me dhunuesin, por mesa duket ne nuk jemi një vend normal. ©Lapsi.al

 

 

 



3 Comments

  1. ka qen i droguar me kokain tre dit,nuk i ka punuar regjistruesi qe frroket,ndoket ,fuga,fate velaj,roshi,doshi,habilajt i kan fut ne byth.tash qe morri ni doz me te leht pra kanabis sajmir qorri u kthellua por prap ne mbrojtje e bythqirsve,perdhunuesve,vrasesve,hajnave e trafikanteve esht.nuk e len te ik krymb qenefi e kan ramen lloji frrok,rosh,ndok e dosh.

  2. Pas konsultimit me mjeshtrat e mashtrimit , doli te thote ate qe ka qejf banditi por jo realiteti,Si dhunues qe eshte vete, domosdo, se ka per gje qe te rreshqase e qe viktimen ta quaj fajtore, e me mashtrimin se ligji do e ndjeke( QE ska ligjzbatues) kerko te mashtroi viktimen. Hipokrit qe e shet te keqen per te mire. Kapo bandit.

  3. Rama I shet drekt jo si berisha qe mbronte dhe vazhdon ti mbroje vrasesit dhe perdhunuesit e sistemit te tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *