• |
ide | kryesore

Shkëmbi i shkakton Skënderbeut të tij humbjen e parë

Sport



Skënderbeu humbet kreun në Durrës dhe fajtori është ish-kapiteni i tij Blendi Shkëmbi, që riktheu Teutën në shinat e fitoreve, pikërisht kur duhej. Pas dy humbjeve rradhazi bregdetarët kishin nevojë për një rezultat të rëndësishëm për të mos u futur në krizë. Skënderbeu I pamundur në 5 ndeshjet e para, u vu në provë të vështirë që në impaktin e parë të ndeshjes.

Shehi lejoi kontrollin e topit për kundërshtarin, duke shpresuar në kundërsulmin e shpejtë dhe aftësitë teknike të Bregut, por prapavija durrësake rezistoi, duke i dhënë mundësinë skuadrës të ketë stabilitet në përmbysjet e frontit. Pika decisive e ndeshjes megjithatë është minuta e 41, kur Kaba Samboi ndalon me faull Kamara, duke shkaktuar penallti dhe duke marrë kartonin e dytë të verdhë. Natyrisht që goli i Latif nga pika e bardhë dhe inferioriteti numerik e bënë ndeshjen në ngjitje në pjesën e dytë.

Lëvizja e Shehit ishte klasike me Abazin për Muzakën dhe korcarët luajnë mirë me një lojtar më pak. Bregu, Demte e Krasniqi madje mund të kishin shënuar gol në mundësitë e tyre dhe atëherë me shumë mundësi do të flisnim për një takim ndryshe. Atë që nuk bënë bardhekuqtë e bëri Teuta që siguroi rezultatin me golin e Bicajt në minutën e 65, me një goditje të saktë me kokë.

11 pikë për Skënderbeun, që për herë të parë në këtë sezon, vihet në ndjekje të kreut që tashmë ka pronar Partizanin e Kukësin, ndërkohë që Teuta merr vendin e gjashtë me 8 pikë, duke ngushtuar diferencën me zonën që ka rëndësi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *