• |
ide | kryesore

Tanjug: Vuçiç urdhëron ushtrinë të kalojë në gjendje gadishmërie

Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic urdhëron ushtrinë serbe të kalojnë në gjendjen e gatishmërisë më të lartë luftarake. Lajmi i është konfirmuar Tanjug nga komandanti suprem i ushtrisë serbe.

Urdhri u transferua te Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe. Forcat serbe të sigurisë, forcat e armatosura dhe të gjitha njësitë speciale të Ministrisë së Brendshme janë në gadishmëri për shkak të, siç u shpreh, “sulmit të shqiptarëve në veri të Kosovës” dhe “arrestimeve të serbëve që nuk kanë kryer ndonjë vepër”.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, është komandanti suprem i Forcave të Armatosura dhe urdhëroi që e gjithë ushtria serbe të vendoset në gjendjen e gatishmërisë më të lartë luftarake, konfirmoi për Tanjug Kabineti i Presidentit.

Policia e Kosovës mohon marrjen e Ujmanit. Media serbe raportoi se anëtarët e njësisë speciale të Kosovës ROSU morën Liqenin dhe hidrocentralin e Ujmanit por Besim Hoti, zëvendës i drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Veriore, i hodhi poshtë pretendimet e zyrtarëve serbë për marrjen e kontrollit të Liqenit të Ujmanit dhe të hidrocentralit të tij nga Policia e Kosovës, si dhe për arrestimet e pretenduara.



1 Comment

  1. Lapsi, per Serbine ne gjendje te larte gatishmerie pse Thaci guxoi te shkel ne veri keni vec nje lajm te thate, a thua se flitet per nje vend ne ndonje kontinent tjeter. Merruni me Xhizelen….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *