• |
ide | kryesore

Video/ United bie ndaj West Ham, por Mourinho i dënuar nga arbitrimi

F1, Sport, Video



Manchester United është në krizë të plotë, pas humbjes 3-1 ndaj West Ham. Për Jose Mourinho duket se orët janë të numëruara. Pogba luajti dhe u zëvendësua, Rashford shënoi golin e vetëm për Djajtë e Kuq. Me pak fjalë armiqtë ishin në lojë, por humbja u vendos, ndoshta edhe nga arbitrimi. Felipe Anderson ka dhuruar një gol spektakolar për Hammers, i pari në Premier League – por nuk duhet të ishte lejuar.

Braziliani 25 vjecar duke se i ka vlejtur cdo cent të £41milion paund të paguar nga West Ham, kur finalizoi krosimin e Pablo Zabaletas pas shpinës së David de Gea. Vetëm se mbrojtësi argjentinas është dukshëm në pozicion jashtë loje, përpara se të merrte topin për të krosuar.

Kjo natyrisht nuk ka asnjë rëndësi për Anderson dhe të tjerët, që dominuan ndeshjen që në fillim dhe e merituan avantazhin, por ka nxjerrë nga vetja teknikun portugez të Manchester, që shpresontë të bënte kthesën pas një jave të tmerrshme pa menduar se kundër do ti ishin vënë edhe arbitrat.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/mz/mz22.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *