• |
ide | kryesore

Video/ Ronaldo asist-man, Juventusi thyen Napolin

Sport



Shtatë fitore në shtatë ndeshje dhe Juventus shkon drejt titullit, duke mundur Napolin 3-1, kundërshtarin direkt në Serie A. Nuk shënoi Cristiano Ronaldo, e dyta ndeshje pa gol për portugezin, por CR7 vendosi këmbën e tij në të tre golat e bardhezinjve, duke u bërë më shumë se i cmuar për formacionin e teknikut Allegri.

Nuk ndodh shpesh që Juventus ta shohë veten në disavantazh, e dyta në këtë sezon, që nga sfida e parë me Chievo, ndërsa në Stadium bardhezinjtë kishin dominuar gjithnjë kundërshtarët, ndaj goli i Mertens i befasoi.

Por Napoli nuk mund të përballonte një skuadër me kualitet, e sidomos kur Ronaldo nis të ndezë motorët. I portugezit assist për Mandzukic në minutën e 26, e po ashtu i portugezit konkluzioni potent që goditi shtyllën përpara se të kthehej në assist për Mandzukic për golin e dytë.

CR7 luan për skuadrën dhe Juventus i lehtëson vetes shumë punë me gabimin e Mario Rui, që e la skuadrën me 10 lojtarë për 32 minuta, koha që Ronaldo të japë një tjetër assist, në devijimin me kokë për Bonuccin, që shënon golin e parë me fanellën bardhezi pas rikthimit.

21 pikë për Juventus, që lë pas boshllëk, sepse tani Napoli është 6 pikë pas, ndërsa nga të tjerët nuk ka gjurmë…

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *