• |
ide | kryesore

Video / “Stuhia” Sturridge ndalon Chelsea e Hazard

Sport



Daniel Sturridge është njeriu i mbrëmjes në Stamford Bridge. Me super golin e shënuar në minutën e 89′ të takimit britaniku i ka kthyer buzëqeshjen Liverpool, ndërsa ka shtangur Chelsea që deri në atë pikë i gëzohej golit të Hazard në minutën e 25′.

Shtatë ndeshje dhe asnjë humbje për të dyja skuadrat që mbeten të pamposhtura në Premier League, por që shohin në krye të renditjes Manchester City, që po sot fitoi 2-0 ndaj Brighton.

Ndeshja e luajtur sot në Londër ka patur për potagonist edhe Xherdan Shaqirin. Pasi dështoi të shënonte në minutën e 70′ kur u gjend përballë portës së Bluve, zvicerani me origjinë shqiptare ishte autori i asistit të golit të barazimit të shënuar nga Sturridge.

https://clips.clippit.tv/nbepva/720.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *