• |
ide | kryesore

Vrau gjyshen e tij për hashash, i riu para gjykatës: Jam penduar për krimin e bërë

Lajme, Të fundit



Redmond Gruda, i riu i cili vrau me thikë gjyshen e tij, është shfaqur me atlete sportive dhe duar të lidhura pas shpine ka dalë para trupit gjykues paraditen e sotme. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në lagjen numër 16 të qytetit të Durrësit, për motive që ende nuk dihen.

81-vjeçarja u gjet e pajetë në dhomën e gjumit, ndërsa kishte plage në kokë, qafë, krahë dhe duar, të shkaktuara me mjet prerës. Ndërsa në tualet u gjeten rrobat, një çantë, si dhe një thikë e këputur. Organi i akuzës u shpreh gjatë seancës se ekziston dyshimi për vrasje në kushte të marrëdhënieve familjare, dhe për këtë, autor i dyshuar, është Redmond Gruda.

Gjykata e Durrësit vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 21-vjeçarin, i cili ndonëse pranoi autorësinë e krimit, nuk tregoi motivin e vrasjes. Para gjyqtares Aida Kaja, i riu Redmond Gruda shprehu pendesë për veprimin e kryer. Mësohet se Redmond Gruda është dënuar edhe dy herë të tjera për plagosje, herën e parë kur ishte vetëm 11 vjeç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *