• |
ide | kryesore

Xhafa nxjerr zv.ministren të sulmojë nënkomisarin që dënoncoi përdhunimin e Xhisielës nga djali i deputetit

Lajme, Të fundit



Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko ka dalë në një deklaratë për media ku ka folur lidhur me ngjarjen e Fushë-Krujës ku djali i deputetit Rrahman Rraja ka përdhunuar një vajzë. Njësoj si Rama, Taulant Balla dhe gjithë zyrtarët e tjerë të mazhorancës, edhe zv.ministrja e Brendshme ka sulmuar nënkomisarin Emiljano Nuhu, për të cilin thotë se ka shkelur ligjin dhe ka braktisur detyrën për interesa personale. Më poshtë deklarata e plotë.

“Jemi sot këtu për të ritheksuar dhe garantuar edhe njëherë në emër të Ministrisë së Brendshme dhe Qeverisë shqiptare se parimi themelor i punës sonë është se askush nuk është mbi ligjin.

Pas një hetimi të hollësishëm të rastit të Xhesila Malokut, rezulton qartazi se Policia e Shtetit ka vepruar në mënyrë strikte konform ligjeve të shtetit dhe procedurave standarde,
gjë e cila është verifikuar edhe nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave si dhe Drejtoria e Standardeve të Policisë së Shtetit.

Thënë këtë, në asnjë rast Policia e Shtetit nuk ka lejuar interferime të çfarëdollojshme nga kushdo që kërkon të ndërhyjë në punën e saj.

Ne i qëndrojmë fort linjës institucionale e ligjore për të patur një Polici të pandikuar ne veprimtarinë e saj nga askush pavarësisht ngjyrimit partiak, funksionit apo pozitës shoqërore.

Në jo pak raste ne kemi dëshmuar për qëndrime të ashpra të Ministrisë së Brendshme ndaj çdo lloj devijimi në respektimin e këtij parimi.

Pezullimi i menjëhershëm nga detyra dhe referimi në prokurori i oficerit i cili nuk zbatoi siç duhet ligjin;
– pikërisht vlerësimi i rrethanave dhe mos tërheqja e policisë
– referimi i rastit në prokurori edhe pas tërheqjes së vetë kallëzueses
– bashkëpunimi me prokurorinë për t’i shkuar kësaj çështjeje deri ne fund
– si dhe hetimi, i cili po vazhdon nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, siç u prezantua dje me detaje, janë prova më e qartë e punës korrekte dhe institucionale e policisë.

Hedhim poshtë me keqardhjen më të thellë të gjitha akuzat, shpifjet dhe insinuatat në kurriz të Policisë së Shtetit.

Shprehim keqardhje që po abuzohet me të vërtetën dhe me vetë vajzën e cila sot ka nevojë për solidaritetin e të gjithëve.

Keqardhje dhe përdorimi si flamur beteje i letrës së një ish oficeri policie i cili ka shkelur ligjin, ka braktisur detyrën dhe që i përdor këto për interesa të ngushta personale.

Ne nxisim fort SHÇBA dhe Prokurorinë të vazhdojnë me vendosmëri punën e tyre për t’i shkuar deri ne fund hetimit te ngjarjes konkrete për të ndëshkuar ashpër çdo shkelje të mundshme ne strukturat e Policisë se Shtetit, ashtu si edhe ndëshkimin e çdo abuzimi me detyrën dhe ndëshkimin çdo lloj shpifje që synon te ndikoje apo të godasë autoritetin dhe imazhin e Policisë së Shtetit.

Ne inkurajojmë procesin e nisur nga Avokati i Popullit për të verifikuar ligjshmërinë e veprimeve të Policisë.

Sigurojmë qytetarët tanë se në këtë rast, DHE NË ÇDO RAST, jemi në krahun e tyre
duke patur TË GJITHË VËMENDJEN PER JU.
Jemi këtu në shërbimin tuaj për t’ju garantuar siguri në zbatim të ligjit!”



11 Comments

  1. Jepini -Nafije-deri sa ta degdisni jashte shtetit per te mos e arrestuar.Po nje here per nje here beni zhurmnajen nga akuzues -nen komisarin-kthejeni ne te akuzuar per te mbuluar felliqesirat qe mbroni ju.Keshtu folet dhe per -te vellain e -XHIRAFES -Geronin pastaj e degdiset ne itali per te bere burgun.Jo s’eshte denuar jo nuk eshte ne ndjekje te europolite ,interpolit e terrci -verrcit te tjera se ju ini monstra te mbulimit te skandaleveper te mbrojtur kriminelet ,trafikantet ,perdhunuesit qe jane te pjelles tuaj.

  2. Stalin, ti ka q..trute lulzimi. Epo te te q trute edhe lulzimi eshte fundi i botes. Ki kujdes se po e ha draperin bythes

    1. beria ty te paska ber shoku i stalinit beria byth e goj mut plot,shifet qe ke lind jo nga sperma por direkt nga qenefi negjmije ku kan dhjer stalin,beria,hrushqov,tito,popoviq,mugosha,mao lu ce dun,qu en llaj etj ndryshe nuk do te ishe kaq qelbesir si rama.qfar kombinimi qenefi je rama,ti beria,balla,xhafa,tahiri,spartak braho etj.QELBESIRAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

    1. koli qenef tirane dhjerje edvini nga rama dhjerje stalini,krimineli xhafa nxjerr zavendes kriminelen ,ose letren higjenike dy pas mrika kodhelit.

      1. Koli, Adi, Gloria, Danieli etj etj jane emrat e paguar nga Veliaj/ahmetaj, mos u merzisni..traktike e dizinformacionit..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *