• |
ide | kryesore

Arrestimi i djalit të deputetit, policia sqaron veprën penale që rëndon mbi Rexhep Rrahjën

Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit njoftoi arrestimin e djalit të deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja, 24-vjeçari i akuzuar për dhunimin e Xhisiela Malokut.

Por nga njoftimi për shtyp, bëhet e ditur se e vetmja vepër penale që rëndon ndaj djalit të deputetit, është ajo e përndjekjes, parashikuar në nenin 121/a të Kodit Penal.

Njoftimi i policisë: 

Krujë

Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës bënë kapjen me qëllim ekzekutimin  e Urdhrit të Prokurorisë Krujë mbi bazën e Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, nr.189 dt. 29.09.2018, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin Rexhep Rraja 24 vjeç, banues në Krujë.

Ai akuzohet për veprën penale “Përndjekja” parashikuar në nenin 121/a të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.



4 Comments

  1. po kallashnikovin e kanabisin ne foto ja fali qe tani rama,po plaget ne fytyre quhen puthje ato.u rrac mutesh jeni ju qe votuat ridhjerjen.

  2. Me kete akuze keta po tallin bythen me njerezine . Eshte thjesht sa per sy e faqe dhe te ule “gjakrat” . Nje fllusk sapuni ka per te perfunduar.

  3. O komentues mos kerceni si majmunet me kete banane qe ju hodhi lapsi. Degjojeni Klodiana Lalen tek Ballkan webi dhe do shikoni se ne ate nen 121 , paragrafi i dyte perfshihet dhe dhuna ndaj te perndjekurit.

    Kta te lapsit bejne si eksperta per cdo gje. I deformojne lajmet si ju do prapanica

  4. Po perdhumi, bo dhuna fizike, po kanosja me arme dhe heqja e lirise???

    Zoti Kryeminister
    Ne me qellon qe te kem perballe, do te robt. O plehre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *