• |
ide | kryesore

Çfarë po ndodh?/ Forcat e Armatosura, certifikohet batalioni “i gatshëm për luftë” (FOTO)

Lajme, Të fundit

Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë tashmë në përbërjen e tyre një grup-batalion me aftësi të plota luftarake, vlerësuar sipas standardeve të NATO-s. Certifikimi i grup-batalionit të Këmbësorisë së Lehtë është bërë nga ekspertë të aleancës perëndimore, në përfundim të stërvitjes njëjavore “Albania Lion/Biza 18”, ku morën pjesë mbi 1200 trupa dhe mjete ushtarake.

“Certifikimi nga ana e NATO-s i Grup-Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë dhe deklarimi i tij “I gatshëm për luftë” (Combat Ready), shënon përmbushjen e pjesës më të rëndësishme të detyrave tona të shtëpisë, detyrimeve të Paketës së Objektivave të Kapaciteteve të vendit tonë ndaj Aleancës. Ndaj, pa frikë mund ta quajmë këtë zhvillim cilësor, një ngjarje historike në marrëdhëniet tona me NATO-n”, – theksoi ministrja e Mbrojtjes, Xhaçka.

Gjatë stërvitjes certifikuese “Albanian Lion/Biza 18”, Grup-Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë (GBKL) iu nënshtrua një sërë skenarësh, të përgatitur mbi praktikat më të mira të vendeve të NATO-s dhe të bazuar në doktrinat e Aleancës, për sa i takon GBKL, duke testuar kapacitetet operacionale që ata zotërojnë, por edhe për aftësitë e tyre profesionale në fushën e luftimit.

4 Comments

  1. deri tash FA kan mjellur e korrur kanabis,pastaj kan mbledhur kanaqe e berrlog.tash e tutje do te mbjellin bim kokaine e heroine dhe do ruajn laboratoret e ermal hogjes e olsi rames.

  2. Shtetaret serb çdo dite e provokojne dhe kercenojne kosoven se do nderhyjne ushtarakisht, por si nuk doli nje shtetar i shqiperise e ti deklaroj publikisht homologve serb, se po provokuan dhe cenuan sigurine dhe jeten qofte edhe te nje shqipetari te vetem te kosoves, shqiperia do nderhyj ushtarakisht ne mbrojtje te Kosoves! Perse kaq te vonuar keta shtetaret tane, cfare i tremb? Nuk kane menduar per kete dite apo dite te tilla? Nese jo, shume turp e faqezeze!

    1. Ta dish ti me sa jetojne njerezit ne Shqiperi.. keta do jepnin dicka nga rroga per te vobektet se te ngrene e te pire e kane te siguruar, per te punuar buken e gojes NIX..rrobat e favore te tjera po ashtu…mjaft u qate..Kjo eshte Shqiperie..gjithmone shtetare te jargavitur mbetet..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu