• |
ide | kryesore

Çfarë qendron pas vendimit të Juventus për të larguar Marotta

F1, Sport



Juventus mposht Napoli duke marrë suksesin e tetë radhazi sezonal, por surpriza e madhe, e aspak pozitive erdhi pas ndeshjes në Stadium, nga vetë Beppe Marotta: “Mandati im si administrator i deleguar përfundon në 25 tetor – ka bërë të ditur ai – shoqërià e aksionistët po bëjnë një politikë rinovimi. Në listën e kandidatëve të rinj nuk do të jetë emri im”.

“Do të qendroj tek Juve si drejtor i përgjithshëm i zonës sportive, për sa kohë ta shohim në të ardhmen, sepse duhet të flas me presidentin – ka shtuar Marotta me zë të emocionuar – Mohoj kategorikisht që mund të jem kandidat për Federatën (Figc), në këtë moment është një eksperiencë që nuk më intereson”.

Marotta arriti tek Juventus në 2009 nga Sampdoria e së bashku me Fabio Paratici e drejtoi Zonjën e Vjetër drejt fitimit të 7 titujve kampion radhazi dy finaleve të Champions (përvec katër Kupa Italie e tre Superkupa italiane).

Vlerësimi i fundit individual, si drejtues i Juves, erdhi vetëm pak ditë më parë, kur Marotta u zgjodh ‘best executive’ si menaxheri më i mirë i vitit. Ende nuk është bërë e ditur arsyeja e këtij divorci, kur dukej se gjithcka ishte në harmoni perfekte.

Allegri: “Marotta drejtuesi më i mirë italian”
“Unë me drejtorin kam punuar katër vjet e gjysëm, të bukur dhe të rëndësishëm – u shpreh Massimiliano Allegri kur iu komunikua vendimi për Marotta – është drejtuesi më i mirë italiano, për të mos thënë Europian. Ka ndërtuar Juventus bashkë me Paratici, Nedved e presidentin: e bëri një skuadër të fortë, fituese brenda e jashtë fushës. Është normale që do të na mungojë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *