Djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, Rexhep Rraja u arrestua pas urdhrit të Gjykatës së Krujës e cila ka dhënë ‘Arrest me burg’ për të riun e akuzuar për dhunimin e Xhiseila Malokut.
Dhunimi i vajzës u bë publik pak ditë më parë, kur oficeri i policisë Emiljano Nuhu dëshmoi për dhunën e ushtruar ndaj vajzës së re dhe akuzoi policinë për neglizhencë si dhe tregoi se ishte kërcënuar me armë në prani të deputetit Taulant Balla.
Sipas Neës24, prokurorja Mirela Kabo ka kërkuar sot nga gjykata e Krujës arrestimin e Rrahjës dhe gjykata ka pranuar kërkesën e saj dhe vendimi është ekzekutuar nga punonjësit e policisë, ndërsa ai ndodhet në ambientet e komisariatit. Rexhep Rraja akuzohet për përndjekjen e ish-të dashurës.
Vendimi i gjykatës vjen edhe pas administrimit të aktit të ekspertizës për të renë e dhunuar dhe e torturuar nga Rrahja.
Ditën e djeshme pati një ballafaqim të gjatë mes Rrexhep Rrajës dhe vajzës Xhiseila Malokut të cilët kanë dhënë dëshmi kontradiktore.. Gjithashtu në pyetje janë marrë dhe motra e nëna e Xhiseilës si dhe të afërm të Rexhep Rrajës që po ashtu kanë dhë deklarata të ndryshme.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ankesat nisi një hetim për veprimet e mosveprimet e policisë me këtë rast.
Nuk mun te thuash bravo policise dhe prokurorise pas nje karvani vuajtjesh te vajzes se mjdere si dhe diskriminimin qe i beri KRYEMINISTRI POLICIT NE ARRATI PER TE MBROJTUR FAMILIEN DHE VEHTEN NGA KETO KRIMINELE
Sa te kaloj protesta e neserme kalojne 72 ore dhe del ne liri cubi i deputetit. Thjesh u ndalua sot, qe te frenoj pjesemarrjen ne proteste, e cila ka mundesi te beje jehone dhe jashte shqiperise
Po spe moj prokurore sot e nxjerr urdhrin e arrestit ti ? gati 2 muaj me mbrapa ? Po ta kishe nxjerre urdhrin e arrestit ne gusht nuk do behej gjithe kjo gjurulldi .
Sado te justifikohesh qe polci Muhu nuk i kreu ato detyrat qe i le ti , prap duhet te kishe vepruar me shpejt.
rilindasit jan far shu e keqe ,prandaj ju qe i keni votuar por tani jeni penduar cohini ti pezeme sot de neser fo jet shum vone.