• |
ide | kryesore

DOKUMENTI/ Kur tërhoqi denoncimin, Xhisiela Maloku erdhi me dhunuesin e saj, Rexhep Rraja

Lajme, Të fundit



Zbardhet procesverbali i marrjes në pyetje të oficerit të Policisë së FushëKrujës, Gentian Çitozi, në lidhje me tërheqjen e kallëzimit të shtetases Xhisela Maloku, më datë 21 korrik të këtij viti.

Kështu, Çitozi, i cili është pezulluar nga detyra, ka raportuar përpara SHÇBA-së Durrës për rastin në fjalë. Ai ka thënë se kur është paraqitur Xhisela Maloku për të tërhequr kallëzimin, ka qenë e shoqëruar nga Rexhep Rraja, pra, personi i cili është kallëzuar se e ka dhunuar. Kjo përforcon dyshimet se Maloku është kërcënuar apo detyruar nga Rexhep Rraja që të tërheqë kallëzimin ndaj tij.

“Rreth orës 14:00 jam njoftuar nga salla operative e Krujës, pasi kjo e fundit ishte lidhur me sallën operative të Komisariatit nr. 3 në Tiranë, nga e cila kishte marrë kallëzimin që Xhisela Maloku kishte paraqitur për shtetasin Rexhep Rraja, duke pretenduar se ishte përndjekur, dhunuar, sharë dhe ofenduar prej tij. Për rastin jam njoftuar unë nga salla me qëllim që të verifikoja atë dhe të kryeja veprimet procedurale, të cilat do të ishin të nevojshme për hetimin.

Kam njoftuar shtetasin Rexhep Rraja, i cili është pranë stacionit të Policisë Fushë-Krujë, rreth orës 20:00, i shoqëruar me kallëzuesen Xhisela Maloku, së bashku me dy avokatë dhe një psikologe. Me kërkesën e tyre kam përpiluar procesverbalin e heqjes dorë nga kallëzimi që kishte bërë pranë Komisariatit të Policisë nr. 3 Tiranë”.

Më tej, nënoficeri i Policisë deklaron në seancën e marrjes në pyetje se për të gjitha veprimet që ai ka kryer në lidhje me tërheqjen e kallëzimit, është konsultuar me shefin e stacionit të Policisë në Fushë-Krujë dhe me shefin e Policisë Kriminale. Po kështu, ai ka komunikuar edhe me shefin e Komisariatit të Policisë së Krujës, duke i vënë në dijeni të faktit se Xhisela Maloku po tërhiqte kallëzimin për dhunë ndaj djalit të deputetit të PS-së.



5 Comments

  1. prokuroria duhet te hetoje artan hoxhen per lidhie dhe bashkepunim me kriminelet dhe perdhunusit per kete n jeri ka plot fakte me e fundit eshte ajo me kriminelet e gropit bajrli te Shkodres shikoni ne tujub intervisten me kete kriminel dhe menyren se si i drejton pyetjet per ta nxjerre si njeri shume te ndershem dhe se i binin kot ne qafe se ai ishte pa asnje lloj prone dhe sa nuk kushte dhe buke per te ngrene sipas tan kriminelit: Mjaf me me keto kriminele analiate : kete gje do me be dhe me kete vajve te pa mbrojtur , per llogari te perdhunuseve

  2. paramendo vajta e perdhunuar shkon me perdhunuesin ,dhe baben qekb,aghen e ballen dhe ndodh mrekullia .terheq me deshir kallzimin,plaget ne trup i behen nga puthjet,perdhunimi eshte seks me deshir.qfar qelbesir popull,dele,lop,kazan,krymba qenefi.ne vend qe ter tv,shtypi ne faqe te par te ken plaget e kesaj vajze te gjor dele anila derr basha e taulant thith palla ne tv me mutet artan hogja,fevziu ,vangjeli,nano etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *