• |
ide | kryesore

F1/ Hamilton bën në podium të pamendueshmen: “E meritonte Bottas”

Sport



Hamilton merr suksesin në Sochi e nuk humb kohë të tregohet përvecse një kampion në pistë, i tillë edhe në fair play. Piloti britanik, që është gjithnjë e më pranë titullit kampion ka përgëzuar kolegun e tij Bottas, që i lëshoi dukshëm rrugën në mes të garës, duke e mbrojtur më pas deri në finish. “Ishtë në të vërtetë një ditë e vështirë për ne – thotë Lewis -, Valtteri u tregua shumë i fisëm kur më liroi rrugën për të marrë dy vende në podium, për të cilat zakonisht do të ishim mjaft euforikë. Bottas bëri një punë të shkëlqyer dhe meritonte të fitonte: mund ta imagjinoj sa e vështirë është për të, por ishte një sforco e skuadrës. Nuk ndihesha mirë për sa ndodhi, kur mendoja shokun tim, por do të ishte më keq nëse do të humbnim titullin për pak pikë” u shpreh Hamilton, që nuk u mjaftua vetëm në fjalë, por në ceremoninë e podiumit, e fton të ngjitet në shkallën më të lartë të podiumit përkrah tij, duke kujtuar skenën e Zeltweg 2002 mes ferraristëve Schumacher e Barrichello.

Bottas, nga ana e tij, me fytyrën që shprehte të gjithë mos aprovimin për atë që ndodhi deklaroi: “Ishte një garë e vështirë, morëm një rezultat si skuadër dhe të gjith e panë sa e vështirë ishte gara. Para cdo gare ne parashikojmë të gjithë skenarët e Lewis është në luftë për titullin për pilotë dhe ne për konstruktorë. Të gjithë duan të fitojnë, por ka edhe nevoja prioritarie”.

Njoftimi i Wolff — Në fundin e garës Toto Wolff, drejtori kryesor i skuderisë Mercedes ka njoftuar në radion e Bottas, që i kërkontë cfarë të bënin me pozicionet. “Qendrojmë kështu – ka thënë Wolff në radio -, është një moment i vështirë për ty e për ne, patëm probleme, do të flasim pas garës”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *