• |
ide | kryesore

Kleçka e policisë/ Rrexhep Rraja u arrestua vetëm për “përndjekje” dhe jo për “dhunë”

Lajme, Të fundit



Këtë të diel, prangat iu vunë për herë të parë djalit të deputetit socialist Rrexhep Rraja. Ishte policia e Krujës që ekzekutoi vendimin e marrë më herët nga gjykata e këtij qyteti pas një kërkese të prokurores Mirela Kapo e cila po heton çështjen e dhunimit të 25-vjeçares Xhisiela Maloku. Arrestimi i të riut 24-vjeçar u njoftua zyrtarisht edhe nga policia e Krujës me anë të një njoftimi ku citohet vetëm një akuzë.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës bënë kapjen me qëllim ekzekutimin e Urdhrit të Prokurorisë Krujë mbi bazën e Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, nr.189 dt. 29.09.2018, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin Rexhep Rraja 24 vjeç, banues në Krujë. Ai akuzohet për veprën penale “Përndjekja” parashikuar në nenin 121/a të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme” – thuhet në njoftimin e policisë.

Pyetja që lind pas këtij njoftimi është: pse mungon akuza për “ushtrim dhune” ndaj djalit të deputetit? Torturimi që ai i ka bërë vajzës së re në dhomën e një hoteli u faktua edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore.

LEXO ME POSHTE

Ekspertiza mjeko-ligjore: Xhisiela Maloku, u rrah dhe u dogj me cigare!

Në këtë ekspertizë thuhej se Rraja e kishte goditur me qytën e pistoletës si dhe e kishte djegur me cigare atë. Por akuza “ushtrim dhune” mungon te akuzat.

Neni 121/a të Kodit Penal thotë se “kërcënimi ose ngacmimi i personit me anën e veprimeve të përsëritura, me qëllimin për t’i shkaktuar një gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi apo frike për sigurinë vetjake, të një të afërmi ose të një personi, me të cilin ka lidhje shpirtërore, apo për ta detyruar të ndryshojë mënyrën e tij të jetesës, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në katër vjet. Kur kjo vepër kryhet nga ish-bashkëshorti, ish-bashkëjetuesi apo personi që ka pasur lidhje shpirtërore me të dëmtuarin, dënimi rritet me një të tretat e dënimit të dhënë”.

Policia në njoftimin e saj nuk flet për dhunë dhe nuk dihet nëse gjatë seancës gjyqësore prokuroria ka paraqitur prova të tjera që e bindën gjykatësen të vendosë arrestimin e të riut sepse me këtë akuzë ai shumë shpejt do të bredhë i lirë me pistoletë në brez duke u bërë karshillëk të gjithëve. ©LAPSI.al

LEXO EDHE:

Prangat e padrejta në duart e Rexhepit



16 Comments

  1. Sa do ta lironi nga akuzat kete monster o halenjte e prokurorise dhe te policise nuk vlen sa baltosja e ketij njeriu ,eketij deputeti ,e kesaj qeverie kriminelesh ,e kesaj media te felliqur e blere nga keta kriminele ,lepirja e asaj qe peshtyne -taulant pallat me shoke dhe Nafijet zv ministre nga gjithe mbare opinioni publik per kete skandal qe u perpoqet me c’do kusht ta manipulonit.

  2. O komentues mos kerceni si majmunet me kete banane qe ju hodhi lapsi. Degjojeni Klodiana Lalen tek Ballkan webi dhe do shikoni se ne ate nen 121 , paragrafi i dyte perfshihet dhe dhuna ndaj te perndjekurit.

    Kta te lapsit bejne si eksperta per cdo gje. I deformojne lajmet si ju do prapanica

    1. Pse e paske me kaq merak o xhimi ? Ky ka mbi supe te pakten pese apo gjashte akuza .Kete ja tha edhe Vangjeli tek fevziu ndersa tani na dilka vetem me perndjekte .

      1. E kujt i plasi se ca ka then Vangjeli ke Fevziu ? Ato opinionistat bejn si specialista per cdo gje. Japin mend per cdo gje. Cfar thon tek nje televizon nuk e thojn tek tjetri. Vetem pare dun.

        1. Edhe kjo qe thua ti e vertete eshte . Nuk mendon se si akuze eshte flucke sapuni ? Nuk mendon se prokurorja ne vend qe te beje prokuroren po ben avokaten? Minimumi ky ka tre akuza .

    2. xhimi-po perdhunimi ku esht apo xhimi perdhunohet gjdo dit nga roshi ne grup dhe thot me puthen.qfare qelbesira njerz,ridhjerje jeni.

  3. Une e thashe ne nje artikull tjeter me lart me qe me kete akuze keta duan te lajne kryt e gamorit .
    Po sekuestrimi i personit nuk eshte akuze ?
    Po djegja me cigare nuk hyne tek torturat?
    Po armbajtja pa leje nuk eshte akuze? Shume e shume akuza te tjera duke perfshire edhe prokururen
    qe fjeti 2 muaj gjume .Ky arrestim behet vetem per te ulur gjakrat dhe dufin e popullit dhe per te
    shpetuar bythen e politikaneve . Kur ketyre nuk ju hyne gjembe ne kembe atehere prisni viktimen e
    radhes nga “horrat” e pusht-etit .

  4. muto policia po fshe dhe rastin e bombave me sahat qe ju gjeten vellaut te lavires se surrelit dhe TV klan kurves ALKETA VEJSIU.madje kete lajm as lapsi nuk e shfaq.por e gjeni tek mapo.

  5. Sa te kaloj protesta, bien te gjitha akuzat dhe del i lare me drejtesine ky loku. Shteti e quaka perdhunim perndjekje per ineçeret e rilindjes. Rasti ne fjale perveçse perndjekjes, ka heqje te lirise me dhune nepermjet armes, perdhunim dhe torture, si dhe kercenimnme jete para organeve te rendit e drejtesise. Ky pa frike ne ndonje vend fqinje me ne do denohej 25 vjet burg.

  6. Puna e karafilit te depudhjerit dihet. Askush nuk po thotë asnjë fjalë për karo-ministrin. Tani qe ky karafil u arrestua çfarë ka për të thënë për oficerin që e quajti horr? Po lanti i pallajve ka ndonjë gjë për të shtuar apo është akoma i zënë me pesh-karimin….

  7. Jeni shume ne rregull me denoncimet e shkeljes ligjore qe ka bere i pandehuri, kjo si mendim popullor nga ne, por mos harroni,,, se ketu flitet per forca e ligjit,, e ligj nuk zbatohet. ketu eshte rreziku. Te pa mbrojturit, qe s;kane perkrahje shteti, deputeti, a zyrtari te larte ka ligj, e qeveria propaganden, por ne rastin konkret keta do bejne cdo gje, manover, mashtrim, stimulim, qe si e si ky i pandehur te lehtesohet ne maksimum. Me shfaqiet e policise, e te hetuesise keta bejne rolin e pregjistatorit, do na hedhin hi syve, duke na thene qe e tha””’drejtesia”’ Ne kete kohe te veshtire ku nuk ka as drejtesi, e as gjykate e prokurore,, ka vetem nj qe vendos,,,, DIKTATORI”’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *