• |
ide | kryesore

Ligue 1: Përplasje të dhunshme në derbin Montpellier-Nimes

Sport



Montpellier ka mundur 3-0 Nimes në derbin e Linguadoca që kthehej në Ligue 1 pas 25 vjetësh, falë golave të Ambroise Oyongo, Andy Delort e Gaetan Laborde. Ndeshja për fat të keq është karakterizuar nga incidente të dhunshme që shpërthyen në shkallët e stadiumit, që detyruan arbitrin të ndërpriste ndeshjen për shumë minuta duke parë rrëzimin e njërës prej barrierave që u pasua nga invazioni i fushës nga tifozët. U desh ndërhyrja e policisë për të risjellë rregullin në stadium, ndërsa edhe presidenti i Montpellier, Laurent Nicollin, është përpjekur të qetësojë tifozët. Tani Montpellier rrezikon humbjen 0-3 në tavolinë.

https://www.youtube.com/watch?v=RPSMflLaY1M



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *