• |
ide | kryesore

Manchester City mendon transferimin rekord: £200 milion paund për Mbappe

Sport



Manchester City ka një plan të mirëmenduar për ti marrë Paris Saint Germain Kylian Mbappe, me një lëvizje që do ta tejkalonte £198 milion paund të paguar nga francezët për Neymar në 2017.

Pep Guardiola e ka vënë gishtin mbi objektiv dhe Citizens kanë gati £200 milion paund në janar për sulmuesin, që në Manchester do të përfitontë 20 milion paund në sezon. Tekniku i anglezëve beson se 19 vjecari që fitoi Kupën e Botës mund ta udhëheqë klubin drejt lavdisë së Champions League.

Rregullat e reja të Uefa-s nënkuptojnë se djaloshi i mrekullive të PSG nuk do të ketë problem të luajë në Champions për skuadrën e re, nëse shitet në dimër.

UEFA në anën tjetër është duke hetuar financat e PSG si pjesë e Fair Play Financiar.

Sidoqoftë, City do ti duhet të shesë të paktën një kampion për të qenë brenda normave të FFP — me sulmuesin e Anglisë, Raheem Sterling, si i favorizuar për tu sakrifikuar. Kontrata e Sterling përfundon vitin e ardhshëm dhe deri tani City nuk ka arritur të rinovojë kontratën me lojtarin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *