• |
ide | kryesore

Messi: “Pësojmë shumë, duhet të përmirësohemi në disa aspekte”

Sport



Nëse flet Messi do të thotë se situata është serioze. Leo nuk preferon të frekuentojë shtypin dhe zonën mikse, por pas barazimit 1-1 me Athletic Bilbao ka bërë një përjashtim duke folur për “Bein Sports Spagna”. Barcelona në 8 javë ka grumbulluar 9 pikë në La Liga dhe mungesa e tij (hyri në minutën e 55′) ndaj Athletic Bilbao ka rënë në sy.

“Duhet të përmirësohemi në shumë aspekte. Nuk jemi të shqetësuar, jemi vetëm në fillim dhe sezoni është shumë i gjatë. Thënë kjo, nuk i prisnim këto vështirësi. Vijmë nga një vit ku ishte shumë e vështirë të shënoje gol dhe tani pësojmë në çdo ndeshje, na shënojnë shumë kollaj, duke krijuar pak dhe me sforco minimale. Do të përpiqemi të përmirësohemi, duhet të forcohemi në aspektin difensiv”.

Për sa i takon të ashtuquajturës varësi ndaj Messit, ylli argjentinas tha: “Kemi lojtarë më shumë se sa na duhen për të fituar çdo ndeshje, skuadra jonë është e fortë dhe nuk duhet të varet nga askush. Keqardhje për rezultatet e fundit, por duhet të jemi të qetë. E përsëris, sezoni është shumë i gjatë. Sot mund të fitonim – shtoi “Pleshti” – krijuam shumë. Gjithsesi duhet të mndojmë për ndeshjen e radhës, atë me Tottenham, e cila do të jetë shumë e vështirë, dhe luajmë një copë të mirë të kualifikimit duke qenë se grupi i Champions është shumë i komplikuar. Shohim përpara me qetësi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *