• |
ide | kryesore

Parashikimi i specialistëve: Në 48 orët që vijnë, shi, erë e fortë, por edhe rrezik për zjarre

Lajme, Të fundit



“Pasditja e së dielës dhe e hëna pritet të sjellin një nivel të lartë rreziku në qarkun Fier për zjarret, ndërsa afër nivelit “i lartë” pritet të jenë edhe qarqet Lezhë dhe Durrës” – thuhet në një parashikim të Institutit të Gjeoshkencave.

Sipas të njëjtave burime pjesët kufitare ndërmjet qarkut Shkodër dhe qarkut Lezhë dhe pjesa qendrore e qarkut Kukës me shtrirje deri në kufi me qarkun Shkodër do të vazhdojnë të mbeten në vlera të larta rreziku.

Qarqet me dalje në bregdet do të vazhdojnë të jenë veçanërisht të rrezikuar në pjesën perëndimore të tyre. Pjesa tjetër e Shqipërisë mbetet në nivel “i moderuar”, por relativisht me intensitet më të ulët krahasimisht me ditët e kaluara.

42840789_1180479895439188_3700694859053531136_n

PARASHIKIMI METEO – RESHJET

Të dielën pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në qarqet Korçë dhe Gjirokastër. Në pjesën tjetër të territorit nuk priten reshje.

TEMPERATURAT

Të hënën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 22 °C
në vendet e ulëta: 15 / 25 °C
në vendet malore: 8 / 20 °C

ERA
Sot pasdite (e diel, dt.30) dhe nesër (e hënë, dt.01) era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe në zonat malore deri e fortë.

42886023_1180479922105852_5326064535746904064_n



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *