• |
ide | kryesore

PD: Arrestimi i djalit të deputetit një truk për të mbyllur një skandal më të madh politik

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka reaguar pas arrestimit të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja, dy muaj pas dhunimit të ish-të dashurës së tij Xhiseila Maloku. PD e cilëson një truk të Edi Ramës për t’i vënë kapak një skandali më të madh politik, përfshirjes direkte të disa prej funksonarëve më të lartë të mazhorancës në krimin e mbulimit të torturimit të vajzës nga djali i deputetit të Ramës.

“Arrestimi i djalit përdhunues të deputetit të PS është prova se gjithë vemendja e Edi Ramës këto dy muaj dhe e Prokurorisë nën urdhrat e tij ka qenë për të mbrojtur përdhunuesin dhe zyrtarët e deputetët e tij, të përfshirë në krim.
Arrestimi i djalit të pushtetarit e​rdhi vetëm pas bërjes publik të rastit nga nënkomisar Emiljano Nuhu, duke provuar vërtetësinë e dëshmisë së tij.
Por arrestimi i djalit të deputetit të Edi Ramës vetëm nën presionin e lartë publik, është i pamjaftueshëm dhe një truk për t’i vënë kapak një skandali më të madh politik: përfshirjes direkte të disa prej pushtetarëve më të lartë të vendit në krimin e mbulimit të torturimit të vajzës nga djali i deputetit të Edi Ramës”, deklaron PD.

Më tej Partia Demokratike se  arrestimi i djalit të deputetit të PS Rrahman Rraja është një truk, sepse, bashkë me të, para drejtësisë duhet të ishte Rrahman Rraja, Taulant Balla dhe Artur Bushi, të pranishëm në kërcënimin me pistoletë në kokë të nënkomisar Emiljano Nuhut për të mbyllur çështjen, sikurse shefët e komisariateve që mbështetën për muaj me rradhë kriminelin dhe jo vajzën e dhunuar apo policin e kërcënuar.

“Arrestimi i djalit të deputetit të PS është një truk për të mashtruar opinionin publik, sepse në burg, bashkë me të, duhet të ishin shefat e komisariateve që, gjatë gjithë këtyre muajve, mbajtën anën e kriminelit dhe jo të vajzës së dhunuar apo të policit të kërcënuar.
Arrestimi i djalit të deputetit të deputetit të PS Rrahman Rraja është hile për të mashtruar publikun, sepse Ministri i Brendshëm, Prokurorja e Përgjithshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë e fshehën krimin dhe nuk zbatuan ligjin, pavarësisht se ishin vënë zyrtarisht në dijeni nga oficeri i policisë Emiljano Nuhu”, shprehet më tej PD.



9 Comments

  1. Po ben moral vete partia qe perfaqsohet nga kriminelet me te medhej ne shqiperi!!
    Ju jeni si muti qe i vjen era por se ka me turp..

    1. ahah..
      Un kto nuk i marr vesh fare.
      Kane 3 dite qe dalin dhe bejne deklarata se pse nuk arrestohet djali deputetit .
      Kurse tani qe u arrestua , thone eshte truk.

      kompelt debila

  2. Vete””” ke kriminel.berishen qe ju beri njerz nga kafsh stalini e enveri qe ishit pra barngrenes apo berishen qe ju beri me liri levizje,rrug,ujsjelle e shkolla.ju ishit dele,pula derra tek enveri,kristaqi e ruqi tash rama keshtu ju quan sepse keni kalu nje faz me posht ne krymba qenefi negjmije e parazit bythe te spartak brahos.vete ik se roshi po te pret ne shtrat ti qon vellan e mitur,xhelili motren po ta pret e frroku tjetren moter per trafikim.mos jua zgjodhi berisha juve rosha,dosha,rraja,koqe e bole.

  3. E dija qe keshtu do perfundonte. E tere kjo histori ka 2 pjese . Pjese e pare , e trishtueshme , ajo e vajzes se gjore dhe perfundimin e ketij birboje sadist ne burg. Dhe pjesa e dyte nje fiasko e madhe e PDs per te inkriminuar Ballen ne kete histori. Skenari i njejte si me babalen. Nuk e di se cfare donin te fitonin ? Te dyja kampet nuk kane levizur asnje cm nga pozicjonet e tyre. Elektorai i PS eshte akoma dhe me te bindur se PDja po krijon skenare mjerane mbi cdo fakt, ose krim ordiner cfardoqofte ai , dhe elektorai i PDs akoma dhe me i bindur se Rama eshte mafjozi qe organizon gjithshka.
    Kush humbi ne kete mes ? Ajo vajza e shkrete qe u be qendra e mediave per gati nje jave , ai poici debil qe u largua dhe u diskretitua , dhe PDja qe humbi 2 gure shahu nga duart ( Collakun dhe policin) . Naturisht dhe fisi i Rrahjave humbi shume rreputacion. Tashme ai do te mbahet mend si nje fis kriminel.

    Kush fitoi ? Ne rradhe te pare policia e cila po kontrollon dhe analizon cdo qelize te saj per te parandaluar mosfunksjonime te tilla. Populli ne teresi se tani deputetet e tjere sado kriminele ti kene feijet do tju shtrengojne kapistallin nga frika.

    O PDja nuk rrezohet Rama me keto budallalliqe debile de inskenuara kaq trashe . Mblidhni mendjen . Nuk e di cdo beni kur te vertetohet qe Balla nuk eshte perzier fare ne kete pune ?

  4. K… Me thuaj shkollat qe ka ndertuar saliu ne Tirane po I gjete ke nje pallim falas nga skifteret blu dhe nje uniforme sportive te pd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *