• |
ide | kryesore

Prangat e padrejta në duart e Rexhepit

1, Ide



Prangat në duart e Rexhep Rahjës nuk janë një rast për të bërtitur fitore dhe aq më pak një çast gëzimi se drejtësia me sa duket po funksionon. Sepse vëllezërit politikë, policia që duam, prokuroria karagjoze e Arta Markut, mediat e bunkerizuara me para publike, bënë ç’është e mundur për ta fshehur këtë krim.

U desh vëtëm një akt kokëkrisur i Emiliano Nuhut, të cilin Rama u betua se do ta ndjekë hap pas hapi për dëmin që i shkaktoi, që rilindja të tërhiqej para presionit publik.

Lexo me tej:

Dhunimi i Xhisiela Malokut, kërkesa e prokurorisë dhe arrestimi i djalit të deputetit

Nëse do të kishim qenë një vend normal, mostra nga Nikla tani do të ishte së paku prej një viti në burg. Por atë e mbrojtën deputetë, kryebashkiakë, shefa policie dhe së fundi gazetarë të tredhur, që e konsiderojnë herezi ndëshkimin e njerëzve me pushtet.

Arrestimi i Rexhep Rahjës nuk është për t’u përshëndetur edhe sepse ai nuk vjen si një pasojë e reflektimit. Rilindja është sjellë njësoj më të gjitha rastet e ngjashme. Ajo është munduar t’i mbrojë kriminelët e saj, të krijojë alibi për ta deri në çastet e fundit dhe vetëm kur nuk ia ka dalë të manipulojë publikun, është tërhequr me turp.

A nuk veproi në këtë mënyrë edhe me Habilajt që vazhdonin drogën ndërsa Rama dhe Tahiri burgosnin denoncuesin e tyre, Dritan Zaganin?

A nuk ndodhi kështu me Mark Frokun, të cilit i fshehën deri në fund edhe kërkesën e interpolit për arrestim?

A nuk ndodhi kështu me Kostandin Xhuvanin, që e liruan nga burgu dhe u detyruan ta ndalonin vetëm pasi vrau katër vetë?

A nuk ndodhi kështu me Agron Xhafajn që nuk e dorëzonin në Itali, deri sa e çuan pako postale, brenda natës, pasi u rrezikua nga një skandal më i madh?

A nuk ndodhi kështu me Ervis Roshin, që Rama e shëtiste si klloun me vete, duke thënë se e kishte çertifikatën e pastërtisë së virgjër?

Video/ Pesë gënjeshtrat e mëdha të Edi Ramës në mbrojtje të krimit

Edhe rasti i Rexhep Rahjës nuk bën përjashtim nga kjo vazhdë.

Ashtu sikurse pararendësit, ata përshkohen nga e njëtja filozofi: të fortët e pushtetit duhen mbrojtur me çdo kusht. Ata do të dorëzohen vetëm nëse krimet e tyre shndërrohen në skandal, që kushton në imazh më shumë sesa ndihma që japin muskujt dhe armët e tyre.

Pra në këtë kuptim, drejtësia në rastin e Rexhep Rahjës është përdhunuar dyfish. Sepse ai fillimisht u mbrojt në kundërshtim me ligjin, ndërsa tani po burgoset si pasojë e një vendimi politik, për të mos shkallmuar deri në skaj imazhin e kësaj shumice.

Prandaj, në vend që të na duket si fitore, dita e burgosjes së tij mund të konsiderohet pa frikë si një ditë e errët. Një provë se nuk jemi të mbrojtur nga një shtet ligjor, por jemi në duar të një shteti bandit. Të një shteti që po mer përditë e më shumë trajtat e një regjimi. Të një regjimi që është edhe më i rrezikshëm, sepse di të përdorë përveç dhunës edhe manipulimin. Prangat në duart e Rexhep Rahjës janë dëshmi e këtij binomi. Sepse ato japin përshtypjen e gabuar se më në fund drejtësia u vu në vend.

©Lapsi.al

Andi Bushati : Nënkomisari që na tregoi një përdhunim në grup



22 Comments

  1. Sidomos me kete akuze kuptohet qe kjo eshte sa per te lare kry e gamorit .
    Po sekuestrimi i personit nuk eshte akuze ?
    Po djegja me cigare nuk hyne tek torturat?
    Po armbajtja pa leje nuk eshte akuze?
    Ky arrestim behet vetem per te ullur gjakrat dhe per te shpetuar bythen e politikaneve .
    Tani prisni viktimen e radhes qe partia te identifikoje “horrat” e tjere .

  2. Bushat ka ardhë koha me dalë përsëri në shesh, ti dhe shumë gazetarë të ndershëm, por që prej halli kanë ulur kokën, ju jeni më të besueshëm se çdo politikan.

  3. Bravo Andi . Sa here qe ka nje ceshtje droge apo vjedhje nga pas eshte gjithmone emri i nje politikani te PS dhe sa here ka nje krim monstruoz gjithone eshte emri i Balles . Te jete koicidence ?

  4. Në fakt problemi më i madh është mosreagimi i policisë dhe prokurorisë dhe lidhja e shefave të tyre me krimin.

    Ky është edhe shkaku për të cilët shqiptarët duhet të ngrihen për të rrëzuar edvin horrin.

  5. S’po i vika goja as meroqepazes, as (c)endrifugës, se s’i paskan leshuar kelyshet per komente komunistesh…

  6. Ja ke çjerr masken e hipokrizise bandes se”rilindjes”.
    Te lumt Zoti Bushati!Eshte fat,qe ka akoma gazetare ,
    qe nuk kan frike te thone te verteten.

  7. Qenkan mbledh komentuesit e qadres dhe po autosugjestionohen me endrren e revolucionit bolshevik te tetorit por me fizionomi djathtiste.Na knoqet or quna tu qesh ,por me shume te dhjesin nga te qeshurat propaganduesit mediatiksa qe ne vitet 2020 vazhdojne te perdorin mjetet propagandistike te kohes se agjit-propit te xhaxhit.Pordhe alla rigon.

    1. Me siguri qe propaganda jote mediatike frymezohet nga parimet e shendosha te demokracise se Korese se Veriut apo jo? Te tipit: lideri ka gjithmone te drejte, uji del i paster nga burimi, fajin e ka perhere kundershtari/armiku politik, e dengla te tjera si keto. Knoqu or qun, me modelin qe meriton…

  8. Rasti eshte flagrant,I qelbur fare.Por ne jemi mesuar me keto maskaralliqe,ne Gerdec Zeni vrau 26 vete dhe babai zhduku nga faqja e dheut te gjithe ,gjykates,ministr,prokurore etj Alla Bumci(idiot).Balla duhet te spjegohet qarte ndersa babai deputet duhet te futet edhe ai ne burg. Veshtire sepse keshtu punon shtetin ,ka mbi 25 vjet qe gjendja eshte njelloj.

  9. Hollivudi beri dhe film per djalin e kryeministrit Berisha,ndoshta tani duhet te beje per k/ministrin Rama,per Xhafen,per Taho drogen,Per Ballen peshkatar njerzish..nje ndyresire tamam e shtetit.Berisha te vret dhe per qejf ,dhe mbrohet prap duke vrare,Rama nuk te vret po te ben nevojtore fare sa mund te hash dhe mutin tend, dhe mbrohet me bejte kriminelesh.Ne te dy krahet krimi eshte prezent.,ndoshta ky rast duhet pershendetur mediat qe e moren ne mbrojtje kete vajze te gjore,por problemi do te behet akoma me i keq.Ma kujtohet Xhelili i Peshkopise me breke te grisura qe si kurvar plak i PS kerkonte nje dele te njome,ka me keq….sic duket inati i mbledhur ne vite shperthen menjehere ne vrasje dhe abuzime.Neise pershendetje Bushat.

  10. Te lumte Bushat, Sinqerisht te falenderoj se e di qe kete spo e ben per politike por se qenke njeri human. Ke nuk e perloti rasti i kesaj jetime fatkeqe.

  11. Bushat ke fillu me e mpreh mire lapsin keto kohet e fundit, sa dhe Dylberet autike te rilindjes jane hutu fare. Nejse ata sjkane faj se si mban shume llalla qe u jep partia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *