• |
ide | kryesore

Referendumi në Maqedoni, tjetër thirrje nga Presidenti Meta për shqiptarët

Lajme, Të fundit



Pas nisjes së votimeve për referendumin në Maqedoni ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta. Në një postim në Facebook ai shkruan se pjesëmrarja më e madhe është vendimi i duhur.

“Shqiptarët e Maqedonisë kanë sot sërish mundësinë të tregojnë përkatësinë e tyre euro-atlantike jo vetëm duke votuar qartësisht PRO, por sidomos duke marrë pjesë masivisht në këtë votim historik për të ardhmen e Maqedonisë”, shkruan Meta.

POSTIMI: 

Sot, qytetarët e Maqedonisë janë thirrur të vendosin për të ardhmen e tyre. Pjesëmarrja sa më e madhe e tyre në referendum është vendimi i duhur, i mençur dhe i përgjegjshëm në këtë ditë historike për ta. Shqiptarët e Maqedonisë kanë sot sërish mundësinë të tregojnë përkatësinë e tyre euro-atlantike jo vetëm duke votuar qartësisht PRO, por sidomos duke marrë pjesë masivisht në këtë votim historik për të ardhmen e Maqedonisë.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Meta thirrje shqiptarëve të Maqedonisë nga OKB: Votoni pro në referendumin e 30 shtatorit 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *