• |
ide | kryesore

Sot referendumi/ Fati i Maqedonisë në dorë të shqiptarëve

Arkiva, Lajme



Ndërsa Maqedonia do të votojë sot për emrin e saj të ri sipas marrëveshjes me Greqinë duket se fati i fqinjit tonë sllav është në duuar të komunitetit shqiptar që përfaqësohet nga 25% e  1.806.336 votuesve.  Nëse emri i ri “Maqedonia e veriut” do të sanksionohet sipas marëveshjes Zaev  Tsipras, kjo mund të ndodhë vetëm në sajë të bashkëkombasve tanë, që janë shprehur të gjithë për një “PO” të fortë në këtë referendum. Pothuajse liderët kryesorë shqiptarë në rajon, udhëheqësit e partive shqiptare në Maqedoni i kanë bërë thirrje popullit të dalë në votime në mënyrë që të arrihet korumi prej 50% që e bën të vlefshëm konsultimin e sotëm.

Vota shqiptare është bërë emergjente pasi opozita Maqedonase megjithëse zyrtarisht po bën sikur po mban qëndrim neutral e ka ka bojkoruar procesin duke rrezikuar tavanin e pjesëmarrjes.

“Emiri i Maqedonisë në vetvete i intereson fare pak komunitetit shqiptar që nuk ka asnjë sentiment për vendin ku jeton. Por nga ana tjetër ne jemi të dëshiruar për anëtarësim në NATO dhe BE të cilët i kemi shikuar gjithnjë si mbështetësit e shqiptarëve kundër armikut tonë serbëve” i ka thënë gazetës franceze liberation, ish ambasadori i maqedonisë pranë OSBE, Arsim Zekolli.

Pyetja që do të votohet sot është:  “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes së Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”

Për të arritur këtë qëllim liderët shqiptarë po i drejtohen elektoratit edhe në gjuhën sllave gjë që nuk do të kishin denjuar ta bënin asnjëherë më parë (Foto sipër shqiptarë të premten në Tetovë të reshtuar pro “PO”së).

Por frika më e madhe e vëzhguesve ndërkombëtarë, që janë harur në favor të “PO” së është se për të arritur kufirin mbi 50% në zonat me popullësi shqiptare do të bëhet kërdia me mbushjen e kutive të votimit dhe me manipulime flagrante. Një skenar i tillë do të shtonte edhe më dasitë etinke mes idhtarëve të opozitës nacionaliste dhe pjestarëve të “kombit shtetformues”.

Au siège du parti d’opposition, jeudi.

Selia e opozitës WMRO të premten. elektorati i saj do ta bojkotoje referendumin

Gjithëcka do të fillojë të merret vesh pas orës 19:00 kur pritet të mbyllet votimi. Të drejtë vote kanë 1.806.336 votues, sipas listës zgjedhore, të cilët do të duhet të deklarohen nëse janë pro apo kundër. Në mbarë vendin votohet në 3.748 vendvotime. Një ditë më parë votuan personat e dënuar, të sëmurët dhe të pamundurit. Të shtunën votuan gjithashtu edhe qytetarët e Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit.

©Lapsi.al

Chiens errant sur la place Macédoine qui faisait partie du projet Skopje 2014. En arrière plan, à gauche, le musée de l'Archéologie de Macédoine. Skopje. Macédoine.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *