• |
ide | kryesore

140 mijë euro mbajnë në pankinë Ze Maria, Tirana shpreson tek mirëkuptimi në takimin e sotëm

F1, Sport



Fillimi katastrofik i sezonit të parë në Superiore, pas rikthimit nga Kategoria e Parë, ka vënë pikëpyetje të mëdha mbi teknikun Ze Maria dhe zgjedhjet e tij. 5 pikë në 6 ndeshjet e para, janë një dramë për Tiranënm që nuk e kishte filluar kurrë më keq kampionatin që kur pikët llogariten me tre për cdo fitore.

Sikur të mos mjaftonte kaq, bardheblutë humbën edhe derbin kryeqytetas me Partizanin, duke e cuar serinë pa sukses në sfidat kryeqytetase në 14. Tekniku Brazilian megjithatë ka ruajtur qetësinë, I fortë në një pikë që mban të bllokuar Tiranën: kontrata.

Cdo teknik tjetër, do të ishte shkarkuar me këto rezultate e performancë, por Ze Maria kushton shumë në rast se shkarkohet. 7000 euro në muaj, për dy vite kontratë rëndojnë arkat e klubit më të titulluar në Shqipëri, që ka lënë mangët klauzolën e zgjidhjes së kontratës në bazë rendimenti.

Në këtë pikë bardheblutë presin ta zgjidhin situatën me mirëkuptim, duke i dhënë sigurisht brazilianit një dalje të mirë, por duke kursyer 140 mijë euro të përmbushjes së kontratës.

Takimi i sotëm mund të zgjidhë shumë dilema në kampin bardheblu, ku kanë filluar të shfaqen edhe emrat e parë për pasuesin e Ze Marias.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *