• |
ide | kryesore

Boomerangu i Rilindjes me manipulimin televiziv të Xhisielës

1, 2, Ide



Ka një serë episodesh nga dy intervistat e Xhisiela Malokut që tregojnë se ajo vetëm fizikisht ishte në studiot e “Opinion” dhe “Open”. Fjalët e asaj 25 vjeçareje të marrë peng, ishin pjesë e skenarit të përgatitur nga përdhunuesit e saj. Dhe këtu fjala nuk është për versionin qesharak se ajo herë pas here, ashtu sikurse i dashuri i saj, vetëdigjeshin me cigare. Fjala nuk është as tek gënjeshtra e shëmtuar se shenjat e dhunës ishin si pasojë e një aksidenti të mëparshëm me makinë (kur ajo ka shkuar menjëherë të bëjë ekspertizën mjeko- ligjore).

Po ka disa detaje më të vogla që atë e nxjerrin zbuluar.

Që kur dha intervistën e parë, u hapën fjalë se Xhisielën e shoqëronin deri në studion televizive përdhunuesit e saj.

Kjo u vërtetua edhe të hënën në mbrëmje në “Open”.

Ndërkohë që ajo, pjestare e një familje ku dy motrat janë të papuna dhe ku jetojnë vetëm me pagën e nënës, deklaroi se kishte vajtur nga Nikla në Durrës me taksi, gazetarja Anila Hoxha dëshmoi se atë e kishin sjellë të shoqëruar me një veturë private.

Pse duhet të gënjente, për të mos denkonspiruar ata që e mbajnë peng?  

Episodi i dytë u zhvillua në studion e Fevziut. Ajo gjendej aty, po jepte intervistë dhe po përballej me gazetarët dhe kur u pyet për atë që kishte thënë në Top Channel, ku po fliste në të njëjtën kohë, deklaroi: “Intervista në “Open” ishte e manipuluar”.

Ku pati mundësinë ajo ta shikonte ç’kishte transmetuar Top Channel, apo ia çuan me mesazh përdhunuesit e saj ?

Episodi i tretë: Gazetarja Eni Vasili ka deklaruar së fundi se Xhisiela nuk ishte e kënaqur me intervistën e dhënë për të, të dielën dhe i kërkoi me ngulm që të mos transmetohej se e kishin urdhëruar të rrëfente nje version të ri në “Opinion”. Eni Vasili pretendon se ka ruajtur edhe mesazhet që e tregojnë këtë.

Pse duhet të jepte një version të dytë, se përdhunuesve nuk i kishte pëlqyer i pari?

Episodi i katërt: kur gazetarja Klodiana Lala e përballi tek studioja e Fevziut me alibinë se dëmtimet fizike të shkaktuara në një aksident me makinë (alibi që atë e detyruan ta thotë shumë më zbehtë në “Opinion”), nuk ishin ato për të cilat fliste ekspertiza mjeko- ligjore, Xhisiela e gjorë, që nuk kishte një qëndrim të atypëratyshëm, u kap ngushtë dhe e braktisi studion ku duhet të vinte fytyrën e saj mbi mashtrimet që kishin gatuar mjeshtrat e rilindjes.

Kështu pra këto dy emisione, që tentuan të manipulohen nga përdhunuesit e saj, për të bërë alibinë e pafajsisë së tyre, dëshmuan për tjetër gjë. Ato treguan se Xhisiela është rob. Se ajo pilotohet, markohet, përgjohet dhe vazhdon të përdhunohet nga njerëzit që e bëjnë këtë sistematikisht prej një viti.

Deri këtu, besoj e kuptuan të gjithë që i panë ato intervista.

Por problemi është se kjo histori i ka kapërcyer kufijtë e një marrëdhënie monstruoze mes xhelatit dhe viktimës. Tani me xhelatin është bërë i tërë pushteti që po e lejon të vazhdojë ky krim. Prandaj emisioni i sotëm nuk qe një boomerang vetëm për deputetin Rahja dhe për të birin, që vetëm e paska përkëdhelur të “dashurën xheloze”, por për të gjithë makinerinë e propagandës oruelliane që qëndron pas tyre.

©Lapsi.al



19 Comments

  1. C;fare do haje Xhisela neser? Lapsin apo Fevzon,Bushatib apo Shkallakun,ju jeni gomere qe nuk mbani dot samarin tuaj dhe jo me te Xhiseles,ky eshte realiteti i dhimshem.Zogaj kishte bere nje shkrim te bukur per kete ngjarje por jo kronollogjine e Xhiseles..s’ka shtet,as qe ka patur ndonjehere dhe as qe do te kete ndoshta per kohe te pacaktuar.Pse nuk doli ndonje nga ato grate qe u dhimset kjo vajze dhe te premtonte ndonje pune apo shkolle apo dhe lesh arapi.JO te gjithe duan lajm qe qeveria eshte llum,e kujt i plasi.Me kujtohet Taci oil kur rrahu Bazen me grushta dhe ndejti nja 2 ore ne polici (biles i kerkuan dhe te falur me hipokrizi).Rilindja e se keqes apo Rivdekja e se mires….ishim mire dhe u beme keq apo ishim keq dhe u beme me keq.Lajme koti qe vetem deklarata jane bere mbi 140 per tre dite,por asnjera s’ka asgje materiale,tym vetem tym.

    1. Ti qenke soj gomerësh, sepse të pëlqenka kjo fjalë.

      Zoti ju vraftë!

      Ju jeni përdhunuesit e vërtetë të kësaj vajze të gjorë.

      Keni për ta pësuar në kurrizin tuaj.

  2. TURP ( fotot e Fevziut, Eni Vasilit , Rames) me kete titull duhet te hapeshin te gjitha gazetat sot ne shqiperi nqs do te ishte nje vend normal. Ajo eshte thjesht nje viktime dhe nuk duhet te meret njeri me ate se cfare tha dhe si e tha .

  3. Per te gjith ata qe deformojne te verteten dhe i thurin lavde mashtrimit nje dite do te jene viktima te mashtrimeve te tyre.

    1. i pa emer ose L dhe nje krymb qenefi ka pak ndergjegje por ti,rama,rraja,balla,roshi,ndoka,doshi,geroni,tahiri etj jo.ju keni mut ne kok dhe vrasjen,perdhunimin,internimin ne qeliz.parazit monstra te kombinatit stalin.

  4. Per te gjith ata qe deformojne te verteten dhe i thurin lavde mashtrimit nje dite do te jene viktima te mashtrimeve te tyre.

  5. TURP TURP TURP , me TURP nuk ka ku te shkoje . Gjeja me e peshtire qe kam pare deri me sot . Me kete veprim te kesaj vajze keta pushta e pushtetit treguan se ketu eshte instaluar mafia pushtet . Keta duhen eliminuar nje ore e me pare , rrezikshmeria e tyre eshte teper por teper e larte per vendin dhe popullin . Kupa u derdh , dikush duhet te udheheq njerezit drejt çrrenjosjes se mafies shtet nga ky vend .

  6. Cendrifugistet e propagandes Ramiste nuk e luajten hiç bukur kete episod. Personalisht besoj se nga kjo do t’u vije edhe vdekja politike

  7. Kjo ishte nje deshmi qe verteton te kunderten e vet. Ne te ka edhe plot boshlleqe te tjera qe na tregojne te verteten
    1. Si ka mundesi qe ishin ndare prej 14 muajsh dhe kjo ende vazhdonte te behej “xheloze” aq sa te bente padi te rreme ne komisariat duke rrezikuar burgun
    2. Thote qe edhe e donte edhe e kishte frike. Aresyen pse e donte e morem vesh, po frike pse e kishte kur kishin nje lidhje kaq “te vecante” bashke?
    3. Nese lidhjen e kishin kaq te vecante dhe rrethin shoqeror e familjar kaq te afert, pse duhej te bente 4-5 denoncime ne polici brenda nje viti e nuk i zgjidhte qe ne fillim problemet e xhelozise me “mirekuptim” dhe me “negocimin” e miqve/familjareve?
    4. Si mund te ishte kaq konsistente ne kryerjen e ketyre denoncimeve te perseritura duke e ditur shume mire se me ke kishte te bente? Valle a nuk kishte frike kjo kur bente deklarata te rreme dhe u binte ne qafe ketyre njerezve te mire? Kaq te urte e te bute ishin keta qe e falnin pafundesisht? Se nga fotot e kallasheve dhe makinave nuk duken te tille. Per me teper qe te gjithe e njohim mentalitetin e provinces.
    5. Po ne polici si shpjegohet qe nuk ia pranonin denoncimet? Valle e dinin paraprakisht ata se kjo do i genjente? Pse i duhej te shetiste nga nje komisariat ne tjetrin nese thjesht donte te bente nje denoncim te rreme per xhelozi?
    6. Po me Citozin c’pati qe e denoncoi? Ai thjesht po e ndihmonte te bente ate per te cilen ajo kishte vajtur ne komisariat: te terhiqte denoncimin duke lehtesuar poziten e te dashurit te saj te zemres.

    …. e mund te vazhdojme keshtu pa fund per te kuptuar nje gje qe fshihet prapa rreshtave: Ky ishte denoncimi me i forte nga gjithe denoncimet e meparshme.

  8. Tani si ka ndodhur e gjithe kjo histori, eshte e qarte. Nese merrni per baze reagimet e fundit te vajzes, duhet te jesh ose naiv ose idiot. E gjithe kjo tregon qe , dhe pse gjithe kjo ngjarje e dhimbshme u trumbetua gjate e gjere ne media, opinioni publik reagoi ashper, ndaj Rilindjes, qe perkthehet ndryshe 1-Grabit 2- Dhuno 3- Kerceno 4- Vrit 5- Bej droge , perseri ndaj denoncueses ushtrohet dhune psikologjike dhe kercenim.
    Nese vajza eshte marre ne mbrojtje nga policia, asaj nuk duhej ti afrohej njeri normalisht. Por kur ajo sheh, qe dhe pse ne mbrojtje nga policia, kriminelet i afrohen lirshem e kercenojne dhe askush se mbron, me fal por kushdo te ishte njesoj do reagonte.

  9. Dy gjera jane te qarta o Bushat ,ti sido te veje puna kete pune sikur edhe nje mace te ngordhe ne bahcen e Xhisieles do thuash ja vrau pushteti, e dyta ju Mediat e qelbura me gazeatare idiote keni vendosur ta kallni te gjalle ne varr ate vajze me qellim qe ta ktheni ne martire te luftes tuaj gjobvenese kunder Rames te ju vije turp plehra se po e streson publikun me nje histori adoleshentesh (qe ndodhin me dhjetra ne dite ne te gjithe Shqiperine) vetem se njeri prej tyre ka babain deputet,Mallkuar qofshi

  10. Andi dhe komentuesit injorante te lapsit! Militantet e rames thone se e ka fajin saliu! Ju analfabete medioker thoni se e ka fajin rama! Ku qendron ndryshimi? Jeni njelloj! Te gjithe shqiptare militante idiote, qe luftoni per koqet e politikaneve kriminele ose jeni vete keta, qe shkruani komente qe kane vetem nje emer -militante budallenj te saliut! Deri dje mbronit vajzen! Sot po i behet gjyqi! Kush jeni ju o berzhdila?

  11. Ja shyqyr qe na e tregoi adhe Bushati si funksionon kur e ke babi/gjyshin/gjyshen…etj me pozite.

    Ne kete vend gjithmon ka pasur, ka dhe do te ket femije me babin me pozit.
    Kishte ne kohen e TARASIT.
    Kishte ne kohe te SHALES se vucidolid.
    Kishte ne kohe te tos PIJANECIT
    Kishte prap ne kohen e ShALES se gerdecit.
    Ka ne kohen e liderit suprem PALLA i gjith-ditur.
    Do te ket ne kohen e LULUSH biberonit.
    Aty i keni dhe te gjithe i dini kush jane. Mbase ky Bushati na ben qe shkrim ivestigativ dhe i shpjegon me me imtesi se ka edhe pervoj personale.

  12. o ILoqe, perse gjithmone shmangeni nga problemi kryesor por beni zhurmuesin. Kjo qe ka ndodhur eshte e rende dhe po te ishin te zgjuar keta te fortet ky problem ndoshta do ishte mbyllur pa shume zhurme dhe djali do ishte arrestuar me kohe dhe do dilte nga biruca pa e marr vesh njeri, sic dalin perdite si puna ketij.Por keta donin te benin te fortitn ne katunin e vet dhe nuk thone kot uthulla e forte prish enen e vet

  13. Ah lale kjo korba o ka pierdh nga trut e esht per ilace o i ka ata te shpis me pistolet ne kok qe del e ben kto skema.Mjer ajo dhe mjer ne si popull qe jetojm ne shqipri,ku ja ben muu qe politikanet manipulojn e kercenojn me pushtetin e tyre median,viktimen dhe popullin dele.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *