• |
ide | kryesore

Djali i deputetit u arrestua pas 2 muajsh, Ministria e Brendshme përpiqet të justifikojë mosveprimet

Lajme, Të fundit



Ministria e Brendshme  ka reaguar sërish në lidhje me rastin e Xhisela Malokut, duke thënë se nuk ka favorizuar asnjë pavarësisht emrit apo mbiemrit të ka pasur.

Në reagimin e ministrisë thuhet se policia ka kryer veprime korrekt në lidhje me rastin. Më pas, ministria e brendshme shtron një sërë arritjet dhe përforcon faktin se qytetarët kanë besim tek policia, por nuk jep asnjë detaj pse Rexhep Rraja u la i lirë për 2 muaj dhe u ndalua tani kur ngjarja doli në media pas 2 muajsh.

Deklarata e plotë:

Ministria e Brendshme përtej çdo reagimi emocional apo te motivuar politikisht ripërsërit edhe njëherë qëndrimin e palëkundur institucional duke rikonfirmuar korrektesën e veprimeve të kryera nga Policia e Shtetit për rastin e Xhisiela Malokut.

Gjykojmë të arsyeshme dhe nuk do të rreshtim së përsërituri se nuk ka patur asnjë favorizim të askujt pavarësisht emrit apo mbiemrit që mban. Ky është momenti të ritheksojmë se kallëzimi dhe ndjekja penale e të kallëzuarve nuk u mbyllën nga policia edhe pse denoncuesja insistoi të tërhiqte padinë.

Brenda 24 orëve pati reagim ndëshkues duke pezulluar dhe proceduar penalisht në Prokurori punonjësin e policisë, i cili nuk veproi konform ligjit dhe detyrës. E ritheksojmë se Policia e Shtetit nuk është ndjerë e intimiduar nga asnjë palë dhe nga askush dhe veprimet e saj kanë qenë korrekte dhe profesionale. Ky është standardi, me të cilin Policia e Shtetit punon prej vitesh.

Pavarësisht politizimit të skajshëm të këtij rasti, për të cilin ndjejmë keqardhje të thellë dua të konfirmoj se Policia e Shtetit trajton duke iu referuar të dhënave të vitit të fundit 4500 raste të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Për ne lufta kundër dhunës në familje, dhe lufta kunder dhunes me baze ligjore nuk eshte çeshtje e dites por pune e perditshme ndaj te ciles punojme me devotshmeri perdite. Policia është dera e parë ku qytetarët drejtohen për ndihmë denoncimet janë rritur nga vitit në vit, jo sepse dhuna është shtuar, por sepse qytetarët kanë më shumë besim tek policia.

Tentativat për përdorimin politikisht të Policisë së Shtetit kanë si qëllim shfokusimin nga orientimi strategjik dhe operacional ndaj grupeve dhe interesave kriminale. Institucionet nuk bazohen në shpërthim emocionale, por në dispozita ligjore dhe standarde.

Sigurojmë edhe njëherë qytetarët se Policia është dhe do të mbetet aty, do te jete e qytetarëve dhe në shërbim të tyre, në zbatim të ligjit.

Faleminderit!

 



7 Comments

  1. i ziu djale, kot e kane arrestuar, ai ska bere ndonje gje te madhe . dashuria eshte e verber . nje jete e shpuar kot ne burg.

    po te ishte jashte do bente para duke trafikuar hashish, lidhjet i ka, i besuar eshte. gjithe ky djale gjithe ky potencial shkuan me kot , e per cfare ?? per nje mosmarrevehjeje mes te rinjsh
    shume para te shkuara dem.
    kemi nevoje per te tille djem. nuk duhen hedhur poshte, e futur ne burg por duhen motivuar, promovuar duhen police dhe deputete, ministra e gjyqtare .

  2. Mungojne vetem duartrokitjet dhe brohoritjet 🙂

    Parti Enver, Parti Enver,
    Parti Enver, Parti Enver,
    Parti Enver, Parti Enver,
    Parti Enver, Parti Enver,
    Parti Enver, Parti Enver,

    Enver Hoxha Enver Hoxha Enver Hoxha
    Enver Hoxha Enver Hoxha Enver Hoxha
    Enver Hoxha Enver Hoxha Enver Hoxha
    Enver Hoxha Enver Hoxha Enver Hoxha
    Enver Hoxha Enver Hoxha Enver Hoxha
    Enver Hoxha Enver Hoxha Enver Hoxha

  3. Vetwm nje pyetje do i beja zonjes zv/ministre, nese mbiemri i vajzes do ishte Balla dhe mbiemri i djalit Maloku, a do kishte zgjatur kaq “pak” procedura e ndalimit?

  4. Sa mish per top do kaloni neper duar ju te fajshem dhe te pafajshem per kete skandal vetem e vetem per te lare bythen tuaj o ndyresira te ketij vendi.

  5. vrau djali i ruqit i lir,vrau djali i gjuvanit monstra alaksander i lir,vrau i biri e komshiu i dokles i lir,vran e plagosen frroket rama i linte te lir,plagosin ndoke nga dy tre her te lir,perdhunon roshi te mitur i lir.

  6. Nuk më plasi për këtë rugaç të vogël a arestohet apo jo sepse do tia hedhë shumë lehtë.

    Problemi më shqetësues, skandal është mosreagimi i institucioneve të Ministrisë së brendshme kur Oficeri ka kërkuar ndihmë pas kërcënimit që i bënë rugaçët me mbështetjen e edvin horrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *