• |
ide | kryesore

Flamurtari sheh lart me golat e Torassas

Sport



Dy gola të shënuar dhe rikthim në formën më të mirë. Argjentinasi Agustin Torasa u vlerësua si një nga lojtarët më të mirë të Flamurtarit në ndeshjen me Kastriotin, por lojtari tashmë kërkon vazhdimësinë. Sulmuesi nuk është se njihet si golashënues, por nëse fillon të funksionojë kështu në mekanizmat e Dajës atëherë Flamurtari mund të ëndërrojë.

“Jam shumë i kënaqur që arrita të shënoja – u shpreh Torassa – E kasha unë fatin këtë herë, por e gjithë skuadra luajti mirë. Ishte e rëndësishme për ne të merrnim një fitore për moralin, duke qenë se vinim nga dy humbje radhazi.

Torassa hedh sytë tashmë nga dy transfertat e radhës për kuqezinjtë, në një javë që parashikohet delicate. Vlonjatët do të vizitojnë të mërkurën Laçin, duke e mbyllur fundjavën në Kamëz. Një javë e vështirë, sipas Torassa, por Flamurtari duhet të kërkojë vetëm fitoren nëse do titullin…
“Kemi dy ndeshje të vështira në transfertë, por objektivi ynë është të arrijmë në fund të kampionatit në një pozicion të tillë që mund të fitojmë titullin. Për ta bërë këtë duhet të fitojmë cdo ndeshje, duke nisur nga ajo në Laç” përfundoi argjentinasi.

10 pikë në 6 javët e para nuk janë maksimumi, por duket parë se të gjithë kanë gabuar, kuqezinjtë e shohin veten vetëm 3 pikë larg kreut dhe kjo i jep moral për të mos hequr dorë nga objektivi kryesor që është titulli kampion…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *