• |
ide | kryesore

Frika nga konflikti mes familjeve, policia mban nën vëzhgim shtëpinë e Xhisiela Malokut (FOTO)

Lajme, Të fundit



Xhisiela Maloku, vajza e përdhunua nga djali i deputetit të PS-së, është gjithashtu fqinje me dhunuesin e saj, Rexhep Rraja. Shtëpitë e të dy familjeve janë shumë pranë njëra-tjetrës në fshatrat Larushë dhe Nikël. Për të shmangur çdo lloj përplasje të mundshme, policia ka marrë në mbrojtje shtëpinë e saj.

Sot paradite një grup xhirimi i TCh shkoi në shtëpinë e Xhisiela Malokut, për t’i marrë intervistën që do të transmetohet në mbrëmje te emisioni ‘Open’. Në momentin që gazetarët ishin aty nuk vunë re prezencë të policisë, por gjyshi i vajzës tha se atë kohë po ndërrohej turni mes oficerëve të policisë, të cilët kryejnë shërbim gjatë gjithë kohës.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *