• |
ide | kryesore

Guardiola “i mbyll” derën Kylian Mbappé

Sport



Kylian Mbappé është aktualisht në kulmin e PSG dhe kontrata e tij me ekipin e kryeqytetit francez shtrihet deri në vitin 2022. Duke pasur parasysh këtë situatë, nuk ka asgjë që lë hapësirë për një ndarje të afërt mes PSG dhe ndërkombëtarit francez. Megjithatë, zërat që qarkulluan ditët e fundit në Angli flisnin për një transferim të mundshëm në ishull të kampionit francez.

Mbappé është përfolur te Manchester City, i gatshëm të thyej bankën për të siguruar yllin parisien. Informacioni i përhapur ka mbërritur sigurisht edhe në veshët e Pep Guardiolas, trajnerit të Qytetarëve. Ky i fundit ka reaguar i befasuar dhe disi i bezdisur.

“Mbappé, kjo nuk do të ndodhë. Nuk e kuptoj se nga vijnë gjithë këto lajme. Ne nuk do të bëjmë shkëmim me Sterling apo ndonjë tjetër lojtar. Nuk e kuptoj aspak këtë situatë. Njerëzit duhet të kenë më shumë respekt”, tha ai në konferencën e shtypit të së hënës.

Kujtojmë se para se të shkonte te PSG në vitin 2017, Mbappé kishte pasur kontakt me ekipin anglez. Me njerëzit e tij, ai madje ka patur një bisedë me Guardiolan, i cili kërkoi ta merrte në radhët e tij. Por, nuk ka patur ofertë konkrete dhe pista në fjalë avulloi shpejt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *