• |
ide | kryesore

Inter në alarm, ofertë e frikshme e Barcelonës për Skriniar

Sport



Dëmtimi i Samuel Umtiti ka shtyrë Barcelonën të përkujdeset në merkato për të gjetur një zëvendësues të denjë. Për drejtuesit blaugrana mundësia është të ulet në bisedime me Inter për Milan Skriniar, i kërkuar që në verë me sugjerim të Ernesto Valverde. Sipas të dhënave që vijnë nga Spanja, duket se në ofertë do të mbërrijë një ofertë 84 milionë euro për mbrojtësin qendror zikaltër.

Katalanasit mund të hedhin në fushë rregullisht Skriniar për në fazën me eleminim direkt të Champions League. Në fakt, nga ky sezon rregullorja është modifikuar, duke bërë regjistrimin e organikës së futbollistëve pa asnjë penalizim: kush ka luajtur në fazën e grupeve me një klub mund të luajë ndeshjet e tjera me klubin e ri.

E në këtë pikë Barcellona është aktivizuar menjëherë për të bindur Inter. Janë kryer madje kontaktet e para mes drejtuesve për të nisur negociatat. Vështirë se në rrugën Vittorio Emanuele do të vendosin të privohen nga ish-lojtari i Sampdoria, sidomos në mes të një sezoni impenjativ për skuadrën e Luciano Spalletti, Champions përfshirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *