Lojtari dhe golashënuesi më i mirë në Premier League vitin e kaluar, Mohamed Salah po has vëshirësi të rigjejë nivelin e tij më të mirë në fillim të këtij sezonit. I dëmtuar në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Real Madrid dhe autor i një Botërori zhgënjyes, ndërkombëtari egjiptian po përpiqet të ringrihet dhe të tërheqë të Kuqtë ashtu si bëri sezonin e kaluar.
Nëse Mohamed Salah, autori i tre golave, ka shënuar një gol më pak për të njëjtën periudhë sezonin e kaluar, në lojë, ai është dukshëm me më pak me ndikim. Trajneri Jurgen Klopp e ka zëvendësuar ish-sulmuesin e Roma me Xherdan Shaqirin në ndeshjen e parë të këtij sezoni të Champions, atë të fituar 3-2 ndaj PSG. Të njëjtën gjë Klopp e bëri edhe në ndeshjen e Premier League kundër Chelsea e cila përfundoi 1-1.
Jürgen Klopp ka komentuar zëvendësimin e Mohamed Salah: “Ishte taktike, nuk u dëmtua. Nuk ishte ndeshja më e mirë e karrierës së tij. Por në një ndeshje si kjo, të krijosh situata si ato që ai krijoi, kjo tregon se është një lojtar i klasit botëror. Ju mungon, kjo pak rëndësi ka, nuk ka problem me këtë”.
“Por unë dua që ai të dojë të jetë vendimtar, të dojë të shënojë në këto situata. Ju e patë, humbi një mundësi kur nuk ishte në pozicion të mirë dhe herën tjetër preferoi të pasonte topin. Pse? Mund të kishte gjuajtur! Ne duhet të punojmë për këto momente kur humbet qartësia. Ai është në një periudhë të tillë, por nuk ka problem”, shtoi trajneri i Të Kuqve.
Jürgen Klopp rrëfeu se ylli i tij egjiptian nuk është i kënaqur me performancën e dhuruar në fillim të sezonit: “Natyrisht jo, nuk është i lumtur. Si mund të jetë? Por është një situatë normale, dhe gjithashtu për këtë ekziston trajneri. Ne duhet të flasim për këtë moment. Derisa ai vazhdon të punojë ashtu si duhet gjithçka shkon mirë për mua”.