• |
ide | kryesore

Juventusi i të ardhmes me model “merengues”: Agnelli si Perez, Nedved e Paratici me më shumë fuqi

Sport



Lamtumira e Beppe Marotta ka nisur menjëherë projektin e Juventusit të së ardhmes. Në qendër të projektit do të jetë gjithnjë presidenti Andrea Agnelli, por akoma edhe më operativ, si modeli i Florentino Perez tek Real Madrid. Detyrat e Marotta e Mazzia – administrator i zonës financiare, që u përjashtua nga lista e kandidatëve si këshilltar, e që do të largohet bashkë me administratorin e deleguar – do të shpëndahen brenda ekipit të drejtuesve. Nuk do të ketë një Marotta tjetër. Pavel Nedved, zëvendëspresindeti, e drejtori sportiv Fabio Paratici, do të jetë figura edhe më të rëndësishme.

Paratici do të vazhdojë të merret, por me më tepër fuqi e kompetenca, me zonën teknike, duke shfrytëzuar eksperiencën e viteve që ka kaluar pranë Marotta. Ideja është dalja nga pas kuintave për ta marrë një rol më publik. Do të ketë si referees në Cda Pavel Nedved, që do të bëhet lidhësi mes seksionit sportive dhe presidentit Agnelli.

Asnjë administrator i ri i deleguar e asnjë emër i ri në listën e kandidatëve të këshillit të administrimit të Juventus, në prag të Asamblesë së aksionistëve në 25 tetorin e ardhshëm. Mungon Marotta, ashtu si është bërë e ditur. Me Andrea Agnelli, do të jenë Pavel Nedved, zëvendëspresidenti aktual, Paolo Garimberti, Daniela Marilungo, Assia Grazioli-Venier e Caitlin Hughes. Listën e kompletojnë Enrico Vellano, Francesco Roncaglio e team manager i Ferrari Maurizio Arrivabene.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *