• |
ide | kryesore

Ku po manipulon Edi Rama me dhimbjen për Xhisielën ?

Arkiva, Kryesore



Edi Rama ka dy ditë që është shndërruar në liderin e të gjithë atyre që po mundohen të mbrojnë privacinë e Xhisiela Malokut, pasi emri dhe historia e saj u bënë publike. Ata po e përdorin si “mish për top”, si “tra për të shembur derën’, janë disa nga shprehjet që ka përdorur kryeministri. Më këtë taktikë, ai po u prin taborrëve të gjithë gazetarëve, antarëve të OJQ-ve, etj që kanë nisur një fushatë të vërtetë kundër shpërdoruesve të rastit të Xhisielës.

Nuk janë të pakta shkrimet dhe reagimet e fundit, që e shikojnë këtë si një përdorim politik, si një pandjeshmëri të dhimbjes njerëzore për të fituar kapital, etj.

rama

Sepse për hir të së vërtetës, edhe deklaratat politike të opozitës kanë qenë në disa raste ekstreme. Shpesh deputetë të saj i mbaronin qëndrimet mbi këtë ngjarje me thirrjet “Rama duhet përmbysur”, gjë që ishte e pavend dhe e nxituar.

Por pavarësisht kësaj, ironia qëndron se ata që e donin Xhisielën të masakruar, tani po shqetësohen se atë e paskan përgojuar.

Ata që e lanë të endej me muaj të tërë komisariateve, që e braktisën në dorë të dhunuesve, që edhe pasi Berisha denoncoi rastin, thurën alibi për të treguar se doktori është çmendur, tani qajnë hallin e imazhit dhe stresit të saj.

Natyrisht, për asnjë vajzë që ka kaluar kalvarin e dhunimit dhe përdhunimit si kjo 25 vjeçare, nuk është e lehtë të përballet në çdo media dhe në çdo gazetë me faktet më rrënqethëse të jetës së saj. Por pyetja shtrohet ndryshe: Po të mos kishin dalë ato në publik, po të mos ishte njohur gjithë Shqipëria me rrëmbimet, goditjet në kokë me qytën e pistoletës, djegiet me cigare dhe seksin pa dëshirë, ajo vërtet nuk do të përgojohej, por do të qe më keq, do të vazhdonte të përdhunohej.

Video/ Pesë gënjeshtrat e mëdha të Edi Ramës në mbrojtje të krimit

Dhe ky është në fakt paradoksi i kësaj historie, që Rama bën sikur nuk e kupton: pa sakrifikuar privacinë, Xhisiela nuk mund të fitonte qetësinë. Fatkeqësisht u desh që dhimbja e saj të bëhej publike, në mënyrë që persekutori i saj të përfundonte në pranga.

Dhe tani, të gjithë atë që nuk çanë kryet kur ajo keqtrajtohej, po bëhen flamurtarë të moscënimit të imazhit të saj. Disa e bëjnë vërtet nga dhimbja, por Rama e bën vetëm për manipulim.

©Lapsi.al



9 Comments

  1. E vërteta Edvinit nën efektin e drogës.
    …për hir të vërtetës ,e vërteta është kështu,ajo e vërteta nuk është e vërtetë,ka vetëm një të vërtetë,
    e vërteta është kjo,por nuk jua tregoj ku e kam marrë vesht,se nuk do ta besoni se ështe e vërtetë!
    E vërteta është ajo qe del nga zyra e propagandës Gëbelsiane e Endri Fugës.”Rilindja”është e vërteta,
    dhe këtë të vërtetë e mishëron më së miri Taulant Balla,Arben Ahmetaj,Erion Veliaj,Milva Ekonomi…
    dhe e gjith organizata mafioze me ne krye Edvinin.

  2. ani bushat e shkullak lereni pra ramen e mbrojeni,pasi opozita po thot duhet rrezuar.po pa qen rama nuk kishte frroka,ndoka,sajmira,habila,balila,rosha,dosha,balla,artur busha e as rraja po ashtu skrraja.rama esht koka e krimit,rama mbuloi dy a tre muaj kujtoni ju rraja a marku,artan hogja apo veliu.

  3. Vajze e shkrete! Po mire qe e cove deri ne fund ate qe te bene dhe policia ashtu me probleme, e media ashtu me probleme e bene dicka per ty e opozita ashtu me probleme. Ne kete vend keshtu mund t’i ndodh kujtdo, sado e mendon se te ka ndodhur vetem ty e se jemi te sigurte ne tjeret. Kjo eshte e keqja e madhe. Te fshehesh koken si struci o qytetar nuk ja vlen. Rama, je rrethu me monstra e po paguan edhe haracin e tyre.

  4. Ju lutem kujdesuni per drejtshkrimin e gjuhes shqipe, pjesa me e madhe e artikujve jane plot me gabime. Eshte minimumi qe mund te beni. Gjithe te mirat!

  5. Ja që e paskan bërë edhe disa deputetë të opozitës mëkatin që kanë kërkuar largimin e Ramës nga pushteti, vetëm për shkakun e ngjarjes me Xhisielën ????????????
    Po si harohen faktet se objekte të dhunës , kanë qënë jo vetëm vajza të mjera si Xhisiela , por edhe shumë femra të tjera të keqtrajtuara nga vetë kryeministri Rama ?

  6. a ka mundesi te mos politizohet me kjo ceshtje. nuk zgjidhen keto gjera me thashetheme e muhabete kafenesh. duhet monitoruar procesi gjyqesor dhe gjykatat deri ne perfundim te ceshtjes. ka ligje, prova, deshmi. keshtu funksionon nje shtet. nqs ato qe predendon vajza dalin te verteta dhe me prova (dhe personalisht besoj se ajo thot te verteten) atehere mund te fillojn te flasin mediat-llapaqene, anal-istet e pordhitikanet po deshen. ne te njejten kohe atehere mund te akuzohen te gjith ata qe kan gisht ne ket pun (me perdhunusin me babin e vet me taulant pallen me ed rament etj etj). deri ne ate moment te gjith duhet te heshtin. ne shqiperi vazhdojn akoma bejn gjyqe kolektive me thashetheme e me mentalit komunist. jo e ka fajin sala e jo e ka rama. sikur ata veprojn vetem fare (harroni qe jan nje lukuni pas secilit prej tyre). nqs vazhdojm keshtu dhe nuk kuptojm cdo te thot shtet ligjor skemi per tu bere ndonjehere dhe mir te na behet se e meritojm vet se te gjith jem pak rama, sala e meta e ku ta di un se cfar.

  7. Mos prisni mga Rama te vere drejtesi, o njerez. Eshte i kapur, eshte rob i interesave te biznesit dhe krimit. Te tjeret per te nuk ekzistojne. Nuk i kane interesuar kurre.
    Dha kaq qe flet , Rama ben sforco ka dale nga vetja.
    Nje njeri problematik, psikopat ne familjen e tij me grate e tij me nenen e femijeve te tij , si mund te preket per dike qe nuk e njeh. Eshte sadist i dhunshem psikopat skizofren.
    I rritur me komplekse, i semure dhe dyshues ne maksimum. Ky eshte Rama , pas fasades fjaleve, veshjes pamjes.
    Shyqyr qe ka nje Bushat nje Lubonje etj etj qe po e nxjerrin sic eshte, lakuriq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *