• |
ide | kryesore

“Ligjin e bëjmë ne, e shkrijmë komisariatin”, si u kërcënua polici Nuhu nga nipat e deputetit

Lajme, Të fundit



Zbulohen të tjera detaje nga kallëzimi i ish oficerit të Fushë Krujës Emiljano Nuhu në komisariatin numër 6 në Tiranë në 30 korrik 2018.

Ai kallëzoi në polici se u kërcënua nga Redjan dhe Ramazan Rraja, nipër të deputetit të PS Rrahman Rraja për çështjen ‘Xhisiela’, ku djali i Rrajës akuzohet se ka përndjekur dhe dhunuar ish të dashurën e tij 25-vjecare.

Emiljano Nuhu jep detaje në polici në lidhje me bisedën e bërë në lokalin ‘Rich Mond’, ku ndodhi takimi mes tyre, ku ndër të tjera nipërit e deputetit i kanë thënë se në Fushë Krujë ligjin e bëjnë ata dhe jo ai.

Gjithashtu në kallëzimin e tij në polici, Nuhu thotë se dy nipërit e deputetit i kanë thënë se po të duan, ata shkrijnë komisariatin.

“Ne e shkrijmë të gjithë komisariatin dhe ty të s’të kemi asgjë. Do të të zhdukim ty bashkë me familjen, po thirre më njeri nga fisi jonë ta marrësh në pyetje. Do të zhdukim ty bashkë më familjen tënde për 24 orë nëse vazhdon merresh me ne dhe mos të të shohim më në Fushë Krujë. Ligjin në Fushë Krujë e bëjmë ne dhe jo ti”– mësohet t’i kenë thënë oficerit dy nipërit e deputetit Rraja.


Më pas ne procesverbal tregon dhe bisedën e bërë në lokalin ‘Rich Mond’, ku ndodhi takimi mes tyre, ku ndër të tjera nipërit e deputetit i kanë thënë se në Fushë Krujë ligjin e bëjnë ata dhe jo ai.

“Më erdhën me makinë të zezë. Të tre u ulëm në tavolinë. Ata mu prezantuan si Redjan Rraja dhe Ramazan Rraja dhe se janë kushërinjtë e Rexhep Rrajës. Me një ton zëri të lartë dhe të revoltuar më thanë: “Çfarë problemi ke me ne? Për çfarë e ke thirrur sot Xhensilën dhe e ke pyetur për ne?

Emiljano Nuhu i përgjigjet: Unë kam marrë një dosje nga prokuroria në procedim penal që është regjistruar në ngarkim të kushëririt tuaj Rexhepit, dhe ndërkohë që po flisja ai më thotë: Nuk më rruhet k….. fare për ty që ke ardh nga Berati dhe do të bëssh ligjin në Fushë Krujë. Ne e shkrijmë të gjithë komisariatin dhe ty të s’të kemi asgjë. Do të të zhdukim ty bashkë me familjen, po thirre më njeri nga fisi jonë ta marrësh në pyetje.

Përsëri u mundova ti shpjegoja por ata më thanë: Do të zhdukim ty bashkë më familjen tënde për 24 orë nëse vazhdon merresh me ne dhe mos të të shohim më në Fushë Krujë. Ligjin në Fushë Krujë e bëjmë ne dhe jo ti.

Pjese nga procesverbali i cili mban firmen e Emiljano Nuhut dhe oficeres se policise Enida Hasanaj.

Disa ditë më parë oficeri i policisë Emiljano Nuhu, deklaroi gjithashtu se ishte kërcënuar në komisariatin e Policisë së Krujës për të mos hetuar djalin e deputetit, ndërsa atje kishte shkuar edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.



8 Comments

  1. Jeto po deshe ne kete vend . Keta presupozohen qe duhet te jene ajka e ketij vendi , imagjinoinj vete te tjerat .

  2. muti i stalinit rama ka zgjedhur ter mutet e enverit si rraja,balla,roshi,doshi,frrok,ndok,artur busha,sajmir qorra ,geron gjafa.as me konkurs nuk mund te gjen kaq qelbesira sa ka RIDHJERJA E RAMES.

  3. Ja ‘Shqiperia, JETA….Prokuroria, Policia, Qeveria qe duam’!!!

    Po boj shtet, Reforma… Rilindje ….Bukurina
    per ju KAZAN- Ferme Kafshesh, I bi Daulles shpume Kreu I Kupoles Mafioze, KM pervers I drogum ne faze te renduar, kurse delet?
    Blegerijne.
    Banda e deputetit te F- Krujes:
    – NE
    të zhdukim ty bashkë me familjen,
    po thirre më njeri nga fisi jonë ta marrësh në pyetje. Dhe, dhe mos të të shohim më në Fushë Krujë. Ligjin në Fushë Krujë e bëjmë ne! Ne e shkrijme Komisarjatin Jo me ty!’

    KreuKupoles edvinrama – superProkurir, super shefPolicie, super MinBrenshem, superKM…superKellire kriminale,
    I nderkryer me banditisht se qelbesirat e tij xhahile te e F- Krujes hakerrehet:
    – Ket komisarin qe e merr me verte se eshte aty te beje hetim, shtet
    do ta ndjek Kemba- kembes si horr! Ta dini te tere ju deeeeeeelet e Fermes sime, njehere e mire.
    S’keni pa gjo akoma!’

    Ketij te marrosuri s’ja varin as kalamojte qe I mbledh t’i jape teserat e Lumturise!

    ‘Hajdeni ju te dy, ketu.
    Hajdeni ore!!! Hajdeni…
    Hajdeni ore…. Te m’u bien ata qe I kane pru ketu !!!!!!!Ore, eshte urdher Partie…. Hajdeni ore …. S’e dini ju qe UNE s’heq dore?!… Ore Hajdeni po j’u them se nuk j’u ha,
    se nuk haheni!!!!!! Ja po j’u coj nji bukuridhe t’ju marri…’

    Eerdhi me ne fund njeri, per ça e donte?, e pyeti a do e qulloste vitin shkollor.
    -Ja po pres nga Freshi, tha freshisti I Gjenerates tjeter.
    -Eej, e nigjut? Ky te pakten e thote vete!!!
    Atij djalir qe e injoroi paq, live, iu hakerrye si nje kellire – mafioze, naltmadhnisht:
    Ti,
    ti aty te Pema do mbetesh!!!!

    Kete mesim u dha freshisteve te Gjenerates qe duam Shkelqesa e tij
    Lideri Botnor,
    Narcizomadhi per t’u dhemys, sharlatan I ronitur me te teeeeera, KMja
    (KryeMafiozi)
    Shenim
    E ka nji gjo botnore: – Pervers I drogum, e vjell ate qe ka brenda: cili eshte!
    Te pataks c’eshte e verteta.

    Po nuk çuditesh,

  4. SA TE KEMI EDI RAMEN QE I ZGJEDJ DEPUTETET E FORTE, KRIMINELET DO TE JENE ME SHUMICE.

    RAMA JO PA QELLIM MBLEDH NJEREZ TE FORTE RRETH VETES PASI VETE ESHTE NJE FRIKACAK E NJE RRUGAC. VDEKJE EDI RAMES

  5. Le ta lexojë këtë procesverbal i përdhunuari nga krimi edvin droga dhe të shohë kush është hor Nënkomisar Nuhu a edvini me kopenë kriminale të deputetëve dhe shefave të policisë e prokurorisë.

    Poshtë edvin horri!

    Unë jam Emilian Nuhu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *